Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ndërsa i është caktuar edhe masa “arrest me burg” për privatizimin e kompeksit “Partizani”.
Pas ndalimit Malltezit, SPAK ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Fatmir Bektashit, ndërtues në ish-kompleksin “Partizani”.
Gjithashtu GJKKO ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj Berishës është caktuar masa “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim jashtë shtetit”.
Pritet që ish-kryeministri Berisha të dali në një konferencë për shtyp në orën 21:00./Opinion.al