Aktualitet

Privatizimi i kompleksit Partizani/Balla del nga SPAK:Kuptova që ishte bërë punë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 25/07/22 |
Opi Nion

Ka dalë nga SPAK kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët ai tha se vlerëson faktin që SPAK kishte ecur me hetimin e çështjes. Po ashtu Balla nuk kurseu akuzat ndaj Berishës dhe familjarëve të tij për të cilët tha se kanë përvetësuar një pronë që sipas tij ka shumë elementë penalë.

Më tej Balla u shpreh se nga vizita në SPAK kuptoi se Prokuroria e Posaçme ka kryer punë lidhur me këtë çështje.

“Nuk e di se në çfarë fazash janë hetimet. Ajo që di unë është se as nuk kam hequr dorë dhe as nuk kam për të hequr ndonjëherë dorë, 10 vite që nga hera e parë në 2012 kur e kam ngritur këtë çështje. Sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumentat. E vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje.

Kallëzimin tim e dini fare mirë. Në krye është ai që ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në atë kohë dhe familjarë të tjerë të tij të cilët nën ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, kanë përvetësuar një pronë. Aty plot elementë siç është falsifikimi, ushtimi i ndikimit të paligjshëm e të tjera si këto që ka plot kohë. Unë kuptova që punë ishte bërë”, tha Balla.

Pas