Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka shkuar paraditen e sotme në SPAK.
Mësohet se Mediu është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit ‘Partizani’. Mediu është thirrur si deklarues për çështjen e privatizimit të godinës.