Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pritje të gjata, çmime të çmendura. 600 euro për biletë, Rinasi i papërballueshëm për shqiptarët

2018/08/15 at 11:25 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Pritje të gjata, çmime të çmendura. 600 euro për biletë, Rinasi i papërballueshëm për shqiptarët

Për emigrantët ardhja për pushime në gusht në Shqipëri është kthyer në një kalvar të vërtetë pritjesh pa fund në aeroporte dhe çmimesh të çmendura, si në asnjë vend tjetër të Europës.


Nëse në fillim të muajit gusht për të ardhur në Shqipëri nga Italia, Anglia apo Gjermania, çmimet e biletave fluturuan në rreth 200 euro për një drejtim, për në fund të gushtit po ndodh e kundërta. Për të fluturuar nga Rinasi drejt destinacioneve të Europës çmimet janë shtrenjtuar së tepërmi, duke arritur dhe rreth 300-600 euro për një drejtim.

Për të shkuar nga Tirana në Milano apo Torino në datat 24-28 gusht, bileta në një drejtim me Blue Panorama është 290 euro. Ndërsa kthimi është 50-60 euro, duke e çuar një bileta vajtje ardhje në 340-350 euro. Të njëjtat çmime janë dhe me Alba Ëings. Vetëm pas javës së parë të shtatorit, biletat fillojnë e bëhen më të lira, duke zbritur në 120 euro e më pas në 50-70 euro nga Rinasi drejt Milanos apo Torinos.

Nga Shkupi në Milano në datën 24 gusht mund të shkosh në Milano me 164 euro (gati gjysmën) dhe të kthehesh me 20 euro, me Wizz Air.

Për të udhëtuar nga Tirana në Romë me Alitalia në fund të gushtit, çmimet janë akoma edhe më të çmendura, minimumi 330 euro dhe në datën 25 gusht biletën e gjen 440 euro. Kthimi kushton 95 euro.

Italia është destinacioni kryesor i shqiptarëve për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë aty, që vlerësohet të jenë mbi 500 mijë. Të dhënat nga Tirana International Airport bëjnë të ditur se destinacionet drejt Italisë zinin 57% të tregut total të fluturimeve në 2017-n, e pandryshuar në krahasim me vitet e mëparshme.

Më pas renditen Austrian Airlines dhe Turkish Airlines, të cilat në vite kanë pasur një pjesë tregu të qëndrueshme prej 7% secila. Listën e vijojnë Adria Airëays, me 4% të tregut, dhe më pas me nga 3% secila, Aegean Airlines, British Airways, Pegasus Airlines dhe Lufthansa me 2%. Operatorët e rinj, Transavia dhe Wizz Air kanë marrë përkatësisht 2% dhe 1% të tregut.

Edhe për në vendet e tjera të Europës të udhëtosh nga Rinasi është shumë shtrenjtë në ditët e fundit të gushtit. Nga Tirana nëFrankfurt, çmimet variojnë nga 275 euro, deri në 643 euro për të fluturuar në datën 25 gusht.

Për në Londër, me Wizz Air, që është një operator loë cost, bileta nga Tirana në fund të gushtit kushton vetëm një drejtim minimumi 370 euro (nga Shkupi bileta është 235 euro, ose 57% më lirë). Anasjelltas, nga Londra në Tiranë mund të gjesh biletë edhe me 55-70 euro.

Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil pohuan për Monitor se gjithmonë në sezonin e verës, çmimet e biletave janë më të shtrenjta dhe kjo është një tendencë botërore. Por këtë gusht është konstatuar një kërkesë shumë e lartë për të udhëtuar me avion përmes Rinasit, ndërkohë që nga ana tjetër kompanitë ajrore nuk po shtojnë avionë, pasi ka kosto të larta marrja e avionëve me qira, çka është shoqëruar me çmime më të shtrenjta.

Fundi i gushtit përkon me kohën kur emigrantët kthehen në shtëpi, ndaj kërkesa është e lartë dhe çmimet të shtrenjta, ndryshe nga biletat nga vendet e ndryshme të Europës drejt Rinasi, ku biletat janë të lira. Tendenca e kundërt ishte në fillim të gushtit.

Tarifat e larta në Rinas pengojnë shtimin e linjave

Një tjetër faktor që ndikon në biletat e shtrenjta, sipas burimeve nga Autoriteti i Aviacionit Civil janë tarifat e larta aeroportuale të koncesionarit të Aeroportit të Rinasit, një problem që ata e kanë diskutuar edhe me ekspertë të BE-së. Tarifat e larta pengojnë shtimin e linjave dhe futjen e operatorëve loë cost. P.sh., taksat që paguan Ryanair, -një prej operatorëve më të mëdhenj me kosto të ulët në Europë, për çdo pasagjer në aeroportet e tjera është 6-8 euro, ndërsa në Rinas do të duhet të paguante 40 euro. Rishikimi i kontratës së vitit 2004 është kyç, thonë burimet e Autoritetit, teksa tashmë është hapur auditi, i cili do të përcaktojë se nëse koncesionari i aeroportit e ka nxjerrë investimin, atëhere do t’u duhet të rishikojnë tarifat.

Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion aeroportin e vetëm në vend, deklaroi për vitin 2017 fitime prej rreth 21 milionë eurosh, me një normë fitimi prej 47%, duke e renditur atë ndër kompanitë më fitimprurëse në vend.

Vonesa në aeroporte

Krahas çmimeve të larta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroporte. Pritjet në Rinas, ose në aeroporte të tjera të Europës me destinacion Shqipërinë kanë arritur rekord në pjesën e parë të vitit, duke kulmuar në korrik. Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur se, nga të dhënat zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017. Shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve, grevave apo kushteve të motit. Por edhe rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara. Në muajin Korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta më e gjata, dhe 20 minuta më e ulëta në ditë./ Monitor

Etiketa: aaeroportiavionëbiletaRinas


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
Para
Incidenti i Bebe Rexhës me gjoksin jashtë! Reagon Mario

Bebe Rexha, ironi me vajzat që marrin lekë nga meshkujt? “Kam paratë e mia”!

Futbollisti meksikan qëllohet për vdekje në fushë gjatë lojës

Futbollisti meksikan qëllohet për vdekje në fushë gjatë lojës

Luiz Ejlli e ka të vështirë, pas ndarjes nga vajza e Jozefina Topallit

Luiz Ejlli e ka të vështirë, pas ndarjes nga vajza e Jozefina Topallit
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}