Skuadra jonë kombëtare ka mbërritur pasditen e sotme në Prishtinë, ku nesër do të zhvillohet ndeshja miqësore me ekipin kosovar. Kanë qenë “Plisat”, por edhe shumë tifozë të tjerë kosovarë, që e kanë pritur ekipin në afërsi të hotelit ku ata janë akomoduar.
I entuziazmuar nga kjo atmosferë, kapiteni Cana është shprehur krenar që do të luante në Prishtinë, vendin ku dikur kishte luajtur i ati.