Bota

Pritet të jetë kryeministre e Italisë, Giorgia Meloni: Sot kemi shkruar historinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:25 - 26/09/22 |
Opi Nion

Qendra e djathtë ka fituar zgjedhjet në Itali, por mbi të gjitha ka fituar Giorgia Meloni. Kështu shkruan në një artikull media prestigjioze italiane La Repubblica mëngjesin e së hënës.

Në numërimin që është ende në progres koalicioni qendra e djathtë ka marrë deri më tani 44% të votave, teksa partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë ka 26% të votave.

Qendra e majtë nuk arrin 27%: Partia Demokratike është nën 20%, Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë nuk kalojnë pragun e 3%. Ndërsa, il MoVimento 5 Stelle, është rreth 15%.

Shifra e pjesëmarrjes bien me nëntë pikë krahasuar me vitin 2018 dhe zbret në 63.95%, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.

Ndërkohë udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka reaguar përmes një statusi në “Facebook”. Ajo shkruan se sot kemi shkruar historinë, ndërsa ia ka dedikuar fitoren militantëve të partisë dhe atyre të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.

“Sot kemi shkruar historinë. Kjo fitore i dedikohet të gjithë militantëve, menaxherëve, mbështetësve dhe secilit person që – në këto vite – ka kontribuar në realizimin e ëndrrës sonë, duke ofruar shpirt dhe zemër. Atyre që pavarësisht vështirësive dhe momenteve më komplekse, kanë qëndruar në vendin e tyre, me bindje dhe bujari. Por, mbi të gjitha, i dedikohet atyre që besojnë dhe kanë besuar gjithmonë tek ne. Ne nuk do ta tradhtojmë besimin tuaj. Jemi gati të ngremë Italinë. FALEMINDERIT”, shkruan Meloni./Opinion.al

Pas