Kryeministri Rama pritet të mbyllë sot fushatën elektorale për zgjedhjet në qytetin e Vlorës. Sic ka ndodhur edhe ditët e fundit ai po pritet edhe atje me protesta nga ana e mbështetësve të opozitës.
Ata kërkojë që Rama të mos mbajë takimin elektoral pasi nuk e njohin 30 qershorin si datë legjitime zgjedhjesh dhe në të njejtën kohë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me qeverinë.
Për këtë aksion të rradhës opozitar kryeministri është përgjigjur më anë në Twetter. /Opinion.al
Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik✌️ pic.twitter.com/MwAWDkoq6I
— Edi Rama (@ediramaal) June 28, 2019