Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Priten protesta/ Gjendja e rëndë shëndetësore e Navalnit, BE e shqetësuar

2021/04/19 at 6:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Priten protesta/ Gjendja e rëndë shëndetësore e Navalnit, BE e shqetësuar

Aktivistë rus mjekë kanë njoftuar demonstrata mbarëkombëtare të planifikuara për të mërkurën për të protestuar ndaj trajtimit të udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni. Sipas mjekëve të pavarur ai është në rrezik jete pasi nuk po merr kujdesin e nevojshëm në burg. Ndërkaq, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën strategjinë ndaj Rusisë lidhur me aktivitetin në kufi me Ukrainën dhe në lidhje me trajtimin e zotit Navalni.


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell u shpreh me kritika në adresë të Kremlinit për arrestimin dhe trajtimin e Navalnit dhe këmbënguli që të lejohet një ekip mjekësor tek i cili aktivisti ka besim.

Zoti Borrell shprehu shqetësimin e Bashkimit Evropian lidhur me gjendjen e aktivistit Navalny. Bashkimi Evropian nxori të dielën një deklaratë në emër të 27 vendeve anëtare, ku u kërkon autoriteteve ruse t’i ofrojnë udhëheqësit opozitar kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

“Isha në Moskë disa javë më parë për ta paraqitur drejpërdrejt këtë kërkesë, por nuk morëm reaginim që donim. Situata është keqësuar. U takuam me autoritetet ruse që janë përgjegjëse për gjendjen shëndetësore të zotit Navalni,” tha zoti Borrell.

Aktivisti 44-vjeçar, kritiku më i zëshëm dhe më i njohur i Presidentit Putin, u hodh në grevë urije tre javë më parë, në shenjë proteste pasi autoritetet nuk lejojnë që ta vizitojë një mjek privat.

Zoti Navalni thotë se ka dhimbje shpine dhe ka filluar të mos i ndjejë këmbët. Ai është ankuar se burgu nuk ofron kujdesin e duhur shëndetësor, kritika që autoritetet e sistemit të burgjeve i kanë hedhur poshtë.

Autoritetet e burgut ku po mbahet zoti Navalni thanë të hënën se do ta transferojnë në pavionin spitalor të burgut.

Bashkëpunëtorë të afërt të aktivistit rus Alexei Navalni thanë në hënën se nuk ka shpresë për lajme të mira lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Aleatët e tij kanë njoftuar protesta mbarëkombëtare, pasi miqtë dhe familjarët e zotit Navalni nxorën të dielën analizat e gjakut të aktivistit ku sipas mjekëve rezulton se ai është në rrezik për infarkt ose bllokim veshkash. “Nëse Navalni nuk mjekohet menjëherë, ai do të vdesë brenda pak ditësh,” tha një ndër mjekët.

Të premten, zoti Navalni tha se autoritetet e burgut janë përpjekur ta ushqejnë me forcë për ta detyruar të thejë grevën e urisë. Aktivisti këmbëngul se problemet e tij shëndesore janë pasojë e helmimit me agjent nervor në gusht 2020, për të cilin ai fajëson Kremlinin. Autoritetet ruse kanë hedhur poshtë akuzat për rol në këtë incident dhe këmbëngulin se nuk ka prova të qarta se zoti Navalni u helmua.

Një grup mjekësh shkuan të dielën në burgun ku po mbahet zoti Navalni, rreth 100 km në lindje të Moskës, por nuk u lejuan të futen për ta vizituar.

Ndërkohë që situata e udhëheqësit opozitar rus ka shqetësuar Perëndimin, marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin dhe Brukselin janë tensionuar edhe më tej nga acarimi i tensioneve në kufiris ruso-ukrainas si dhe dëbime të ndërsjellta diplomatësh me shkëmbime akuzash për spiunazh.

Gjatë fundjavës, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se megjithëse dialogu me Rusinë mbetet esencial, duhet të shënohen “vija të qarta të kuqe” me kërcënimin për sanksione lidhur me politikat ruse ndaj Ukrainës. /VOA/

Etiketa: benavalniprotesta rusi


Ju sugjerojmë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Para
Vladimir Putin merr dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit

Samiti i SHBA-së për klimën, Presidenti Putin do të marrë pjesë

Qëllohet me armë brenda zyrave të PD në Kavajë, një person i plagosur

Qëllohet me armë brenda zyrave të PD në Kavajë, një person i plagosur

Basha në Unazën e Re: Ligji i I, paratë t’i nxjerrim nga pushtetarët

Plagosja brenda zyrave të PD/ Basha drejt Kavajës, e pranishme Grida Duma
















TE FUNDIT

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
7 Shkurt, 2026

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt...

Lexo më shumë

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
7 Shkurt, 2026

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se diplomacia është zgjedhja e parë e presidentit amerikan Donald Trump për përballjen...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
7 Shkurt, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
7 Shkurt, 2026

Dashi Në dashuri do të keni mundësi që të zgjidhni problemet në çift, në sajë të kalimit tranzit të Venusit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com