Kronikë

“Prita”/ Kapen në flagrancë të rinjtë, vidhnin dyqane dhe lokale


               Publikuar në : 15:30 - 17/10/19 |
el ida

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Të rinjtë janë kapur teksa ishin duke vjedhur një dyqan bulmeti që ndodhet në lagjen nr. 12, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Në pranga ranë 16-vjeçari E.XH. dhe 18-vjeçari J.P.  Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi 17-vjeçari A.A., dhe po procedohet në gjendje të lirë 17-vjeçari J. T., të katërt banues në Durrës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezulton se në bashkëpunim me njëri – tjetrin ata kanë realizuar edhe një sërë vjedhjesh të tjera në qytetin bregdetar të Durrësit./Opinion.al

 

 

 

Pas