InstaBIZ

Priste të dashurin e vetme,këngëtares i vjedhin 360 mijë dollarë bizhuteri


               Publikuar në : 11:59 - 24/11/19 |
el ida

Këngëtarja e famshme, Iggy Azalea ka rënë pre e një grabitje teksa ishte e vetme në vilën e marrë me qira në Atlanta dhe po priste të dashurin e saj.

Mësohet se një person i paidentifikuar ka hyrë brenda dhe ka marrë prej aty sendet me vlerë, ku përfshihen një sasi e madhe bizhuterish me vlerë të konsiderueshme, që arrin në 360 mijë dollarë.

Sipas Azaleas mes saj dhe grabitësit nuk ka pasur përplasje, pasi në ato momente reperja ndodhej në pjesën e bodrumit të ndërtesës.

Imazhi i grabitësit është kapur nga kamerat e sigurisë, por ende nuk është vënë në pranga./Opinion.al

Pas