Kur përballesh me gruan në dhomën e hotelit, ndërkohë që je duke pritur një prostitutë. Një burrë nga Illinois i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shokua kur prostituta të cilën e kishte porositur përmes një faqe interneti doli të jetë gruaja e tij me kanë 19 vjet martesë.
Ai prej kohësh përdorte web-faqet për t’i gjetur shërbimet e prostitutave në mënyrë që t’i takonte ato për seks në motelet e zonave fqinje, shkruan Telegraph Sun.
Fundjavën e kaluar, ai i kishte thënë gruas së tij që po dilte të pinte me kolegët e punës, kur në realitet po udhëtonte për në motelin që gjendej në rrethinën e qytetit.
Pasi kishte shkuar në motel, kishte telefonuar për t’i ardhur prostituta, pasi kishte parë profilin e një gruaje “27 vjeçare” e cila e kishte reklamuar vetëm trupin e saj.
Ai e kishte lënë një takim me të në motel dhe disa orë më pas, kur ajo arriti zbuloi se gruaja e tij punonte si prostitutë./tvklan.al