Kryesore

“Prisni Venecian”, Rama i përgjigjet Varhelyit: Nuk do humbim asnjë ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 26/10/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka bërë të qartë se Parlamenti nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecias për të rrëzuar dekretin e Presidentit Meta.

Në një përgjigje kthyer komisionerit Varhelyi përmes Twitter-it, Rama shkruan se opinioni i Venecias është i mirëpritur por parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë

Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.”, shkruan Rama./ Opinion.al

Pas