Kryesore

“Prisje shtëpi nga Luli?”Rama-gruas:Mirë që s’ta bëri,do ngelje brenda me bravë  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 23/12/21 |
Opi Nion

Kryeministri Rama ishte sot duke dorëzuar banesat e rindërtuara në Lezhë, të qytetarëve që humbën banesat e tyre në tërmetin e 26 nëntorit.

Nga Lezha Rama iu drejtoi një thirrje edhe qytetarëve të Durrësit dhe Tiranës që presin të kthehen në banesat e tyre. Ai tha se ndonjëherë zotimet nuk arrihen të mbahen aq shpejt.

Jam shumë i lumtur që shikoj këtu, gjyshe, fëmijë të vegjël që do ti thonë gëzuar njëri-tjetrit në një shtëpi të re dhe mase do mendojnë kush e di kjo politikë dhe këta politikanë nuk janë të gjithë njësoj. Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm por më të mirë se ne harrojeni se do shihni. Dhe një gjë për të gjithë ata që na ndjekin dhe posaçërisht për ata në Durrës dhe ata në Tiranë, që presin të kthehen në shtëpi por që kthehen në lagje të tëra të ndërtuara, dhe kjo kërkon akoma kohë. Dua t’ju them që absolutisht, asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar, gjithçka që kam thënë do të jetë deri në fund ashtu siç e kam thënë. Dhe nganjëherë zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt, por kurrë të mos mendojë askush se unë i them fjalët për të kaluar radhën”-tha Rama.

Më pas kryeministri pa nga afër edhe apartamentet, ndërsa nuk munguan edhe batutat me një nga banoret e Lezhës.

Aaa ti prisje shtëpi nga Luli, më mirë që s’ta ka bërë se do të ngelje brenda me bravë”-i tha Rama njërës prej banoreve./Opinion.al

Pas