PRISHTINË-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka pritur në një takim përfaqësuesit e opozitës pas proestave të fundit kryesit nga Vetëvendosje kundër dy nismave të Qeverisë. Në përfundim të takimit kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk është gjetur konsesusi dhe se tre partitë opozitare nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre duke shtuar se takimin e përbashkët me partitë që udhëheqin me koalicionin qeverisës PDK-LDK e pranojnë vetëm atëherë kur tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet e Brukselit.
Nga ana e tij, edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendojse, Visar Ymeri ka ripërsëritur se opozita nuk do të heq dorë nga qëndrimet e saj. Ymeri i kanë bërë thirrje Jahjagës që të kërkojë mosmbajtjen e seancave të reja parlamentare pa pajtim partiak.
Kurse, udhëheqësi i Nismës, Fatmir Limaj tha se është e padrejtë që opozitarët po përndiqen nga prokuroria. /KlanKosova/