Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish – kreun e INUK, Zyhdi Dajti.
Ai akuzohej nga Prokuroria për shpërdorim detyre, pasi sipas saj, Dajti kishte urdhëruar prishjen e një vile me leje në zonën e Golemit.
Në Prill të këtij viti, organi i akuzës kërkoi dënimin e ish – kreut të INUK me 1 vit burg, me argumentin se ky i fundit i kishte shkaktuar pronarit të kësaj vile një dëm prej rreth 700 mijë eurosh.
Kallëzimi për Dajtin ishtë bërë nga pronari i objektit dhe pas verifikime të Prokurorisë, u arrit në përfundimin se ish – zyrtari kishte shpërdoruar detyrën.
Por, Gjykata e ka hedhur poshtë akuzën, duke argumentuar se fakti penal për këtë çështje nuk ekziston.