Kryesore

Prishja e ndërtesave, Basha: Rama grabit prona dhe kërcënon me karantinim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:56 - 11/06/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me prishjen e ndërtesave në Velipojë, ndërsa dënon veprimet e policisë ndaj banorëve.

Basha shprehet në rrjetet sociale se teksa qytetarët varfërohen, kryeministri Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë.

Kryedemokrati thotë se Rama po u grabitë tokat shqiptarëve teksa i kërcënon se do i rimbyll përsëri në karantinë.

Reagimi

Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do ti rimbyllë në karantinë RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë./ Opinion.al

Pas