Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Prishja e koalicionit në Berlin erdhi si shok për gjermanët”/ Kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme?

2024/11/10 at 2:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Prishja e koalicionit në Berlin erdhi si shok për gjermanët”/ Kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme?

Zgjedhje sa më shpejt?
Po sa kohë duhet për organizimin e tyre?

Data e zgjedhjeve të parakohshme federale po debatohet në Gjermani.

Po të ndiqje zhvillimet e ditëve të fundit, dështimi i qeverisë ishte si kronikë e një dështimi të paralajmëruar, e megjithatë lajmi i prishjes së koalicionit në Berlin erdhi si shok për gjermanët, që në sondazhe nuk qanë kushedi për këtë qeveri, përkundrazi miratuan zgjedhje të parakohshme.

Po kur? Kjo është pyetja kryesore që preokupon Gjermaninë këto ditë: Kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme? Pas prishjes së koalicionit qeveritar, kancelari Olaf Scholz (SPD) fillimisht caktoi datën 15 janar si datë për votëbesimin, por pas presionit nga Unioni dhe FDP, por edhe nga Të Gjelbërit, ende partnerë të koalicionit, Scholz u shpreh i gatshëm për një datë më të hershme. Këtë gatishmëri ai e bëri të qartë në kuadër të samitit të BE në Budapest të premten, ku Scholz tha, se “tashmë kam njoftuar të mërkurën në mbrëmje se do të doja të mundësoja sa më shpejt zgjedhjet e reja në Gjermani, në mënyrë që të ketë qartësi shpejt pas largimit të FDP nga koalicioni.

Ne duhet ta diskutojmë datën sa më qetë të jetë e mundur”, tha Scholz. Sipas tij, do të ishte mirë që “të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare demokratike në Bundestag se cilat ligje mund të miratohen këtë vit”.

Por opozita, ashtu si edhe FDP-ja e larguar nga koalicioni kanë bërë thirrje për një votëbesim të menjëhershëm; Kandidati për kancelar i Unionit dhe kreu i CDU, Friedrich Merz foli të premten në favor të zgjedhjeve të reja në 19 janar. Nëse kjo do të jetë e mundur, mbetet e hapur.

Brand: Përgatitja e zgjedhjeve zgjat plot 60 ditë

Në debatin politik për datën e zgjedhjeve hyjnë tani edhe reagimet nga zyrtarja më e lartë gjermane, në institucionin që organizon zgjedhjet për Bundestagun. Drejtuesja Federale e Zgjedhjeve, Ruth Brand ka planifikuar një takim me kolegët e saj të hënën(11.11.) për të diskutuar mbi problemet e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Drejtuesja Federale e Zgjedhjeve i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz që të mos nxitojë me datën për zgjedhje të reja. Për arsye organizative, kjo është e rrezikshme, shkruan drejtoresha e zgjedhjeve Ruth Brand në një letër drejtuar Scholz, sipas mediave gjermane.

Letra mban tiutllin: “Sfidat dhe rreziqet e zgjedhjeve të parakohshme në janar ose shkurt 2025”. Sipas Ruth, “në përgjithësi, në këtë rast unë shoh një rrezik të lartë që të cenohet gurthemeli i demokracisë dhe besimit në integritetin e zgjedhjeve.”

Për një zgjedhje të mirëorganizuara duhet të shfrytëzohet plotësisht periudha prej 60 ditësh nga shpërbërja e Bundestagut. “Nëse datat dhe afatet do të binin gjatë sezonit të Krishtlindjeve ose në periudhën midis viteve, periudha shumë e shkurtër prej 60 ditësh do të shkurtohej ndjeshëm”, shkruan Brand.

Brand sheh “rreziqe të paparashikueshme”

Sipas Brand, kjo mund të çojë në “rreziqe të paparashikueshme në të gjitha nivelet”. Një sërë detyrash duhet të kryhen në një kohë të shkurtër: Sigurimi i infrastrukturës së IT në nivel federal, shtetëror dhe lokal, duke përfshirë masat e sigurisë kundër kërcënimeve hibride; Përgatitja e materialeve të votimit si fletëvotimet, e cila është e vështirë për shkak të pengesave aktuale të furnizimit; Emërimi dhe trajnimi i punonjësve zgjedhorë; Organizimi dhe pajisja e dhomave të përshtatshme të votimit.

Brand gjithashtu ka frikë se propozimet zgjedhore nën presion kohor mund të kenë gabime, që sjellin mosmiratime e probleme të reja. Psh partitë pa përvojë që duhet të mbledhin nënshkrime mbështetëse do të ishin nën presion edhe më të madh kohor. Mbingarkimi i zyrave zgjedhore mund të rezultojë që dokumentet e votimit postar të mos dërgohen në kohë, veçanërisht jashtë vendit.

Brand i bën thirrje Scholz-it të marrë parasysh rreziqet e përmendura kur shqyrton zgjedhjet e parakohshme dhe të mbështesë autoritetet në përgatitjen dhe zbatimin e duhur të zgjedhjeve./DW

Ju sugjerojmë

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
Bota

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

8 Korrik, 2025 7:34 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

A mundet Donald Trump që të fitojë Çmimin Nobel të Paqes?

8 Korrik, 2025 7:29 pm
Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare
Bota

Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

8 Korrik, 2025 7:27 pm
Osmani kërkon të mos merren seriozisht kërkesat e Vuçiç: Vetëm fjalë e retorikë
Rajoni

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani thirrje për përgjegjësi institucionale

8 Korrik, 2025 7:26 pm
Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas aktit heroik, reagon Bashkia Shkodër
Kronikë

Kapiteni i anijes turistike humbi jetën pas aktit heroik, reagon Bashkia Shkodër

8 Korrik, 2025 7:24 pm
Para
Bombola e gazit shpërthen dhe ‘fluturon’ nga taraca e pallatit në Gjirokastër

Bombola e gazit shpërthen dhe ‘fluturon’ nga taraca e pallatit në Gjirokastër

Për të parën herë, Talibanët do të marrin pjesë në konferencën e OKB për klimën

Për të parën herë, Talibanët do të marrin pjesë në konferencën e OKB për klimën

Panik në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, lojtari përfundon në spital

Panik në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, lojtari përfundon në spital

TE FUNDIT

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
8 Korrik, 2025

Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës. Prej katër ditësh zjarri i cili ka përfshirë zonën e malit mbi fshatin...

Lexo më shumë

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
8 Korrik, 2025

Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u...

Lexo më shumë

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
8 Korrik, 2025

Pasditen e së martës, një grup administratorësh të bizneseve lokale në zonën e Lungomares kanë zhvilluar një takim me praninë...

Lexo më shumë

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
8 Korrik, 2025

Mundësi ruso-shqiptar Islam Dudaev ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke marrë medaljen e artë në stilin e lirë gjatë eventit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com