Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prishja e banesave te 5 Maji/Avokati i Popullit:Banorët refuzojnë me arsyen se…

2022/01/19 at 4:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prishja e banesave te 5 Maji/Avokati i Popullit:Banorët refuzojnë me arsyen se…

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në zonën e “5 Majit” pas ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës për të prishur disa banesa.


Sipas Avokatit të Popullit banorët e zonës e kundërshojë prishjen banesave me arsyen se nga ana e Bashkisë së Tiranës ka mungesë transparence.

“Institucioni i Avokatit të Popullit sic e ka bërë me dije dhe më parë ka ndjekur në vijimësi dhe me shqetësim problematikën në shëmbjen e banesave të ndodhura në Njësitë Administrative nr. 8 dhe nr. 4 zona “5 Maji”, Tiranë, nga  ndërhyrja e strukturave të IMT pranë Bashkisë Tiranë në zbatim të vendimit nr.533, datë 22.09.2021 të KM “Për shpronësimin për interes publik, në funksion të proçesit të rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, në përputhje me planin e detyruar vendor, përmes kompesimit me shkëmbim për të gjitha pasuritë që preken nga realizimi i projektit “Për zonën e re për zhvillim një njësinë administrative nr.4 dhe 8, zona “5 Maj”, Bashkia Tiranë”.

Problematika është bërë prezent dhe nga një grup banorësh të Njësisë Administrative nr. 8 dhe nr. 4 Tiranë për prishje të banesave të tyre pranë Institucionit të Avokatit të Popullit në dt. 26.10.2021. Me marrjen e ankesës, ndihmës-komisionerët e Seksionit të Administratës në institucionin e Avokatit të Popullit, në dt. 26.10.2021 ndoqën në terren problematikat që shoqëroi aksioni i strukturave të Bashkisë Tiranë , IMT në prishje të objekteve/shtëpive  të ndodhura në Njësinë Nr. 4 dhe 8 zona “5 Maji” Bashkia Tiranë.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre me arsyen se nga ana e Bashkisë Tiranë së pari ka munguar transparenca lidhur me aktet që ka prodhuar Bashkia Tiranë konkretisht Akt-Marreveshja për shkembim/dhurim të pronës e cila është e padetajuar me të dhënat përkatëse dhe pa informacion se cila është pasuria që do t’u vihet në dispozicion banorëve në këmbim të pronës së marrë në kuadër të zhvillimit të zonës.

Nëpërmjet këtij ankimi banorët pretendojnë se janë njoftuar vetëm për lirimin e objekteve në datën e përcaktuar por nuk kanë asnjë informacion të mëtejshëm lidhur me strehimin e tyre. Banorët shprehen se po u merren banesat e tyre por nga ana e Bashkisë Tiranë dhe strukturave të vartësisë nuk janë bërë me dije procedurat që do të ndiqen për garantimin e strehimit pas lirimit të godinave të tyre.

Në kushtet e situatës së tillë Institucioni i Avokatit të Popullit u vu në lëvizje për hetimin e gjithë procedurës së ndjekur nga organet kompetente në përcaktim të qartë të situatës së krijuar. Nëpërmjet korrespondencës me Bashkinë Tiranë në kuadër të këtij hetimi u kërkua informacion i detajuar mbi arsyet se përse nga ana e kësaj Bashkie është arritur në konkluzionin se shpronësimi i banorëve të këtyre ndërtesave/objekteve të ndodhura në njësitë administrative nr.4 dhe nr.8 Bashkia Tiranë, është mjeti i vetëm për realizimin e qëllimit publik përkatës në këtë rast për zhvillim të zonës.

Interesimit të Institucionit të Avokatit të Popullit Bashkia Tirane dhe strukturat përkatës nuk i është përgjigjur në kohë dhe më tej informacioni i paraqitur është i përgjithshëm i pa argumentuar dhe dokumentuar me aktet përkatëse.

Teksa Avokati i Popullit e vlerëson si pozitiv qëndrimin e shprehur në VKM e sipërcituar për mundësinë e pajisjes me apartament/banesë të të gjithë banorëve të prekur nga ky projekt, ai tërheq vëmendjen së pari për transparencën e cunguar që ka shoqëruar përpilimin dhe ekzekutimin e këtij vendimi, gjë që ka shkaktuar edhe një gjendje të dukshme pasigurie, paqartësie dhe shqetësimi për qytetarët.

Gjithashtu Avokati i Popullit tërheq vëmendjen mbi disa klauzola të këtij vendimi, të cilat për shkak të procedurave të ndjekura me justifikimin e emergjencës së krijuar nga tërmeti i vitit 2019, sot më 2022 nuk ofrojnë garanci të mjaftueshme për qytetarët të cilët preken nga prishja e objekteve të tyre e u premtohet në mënyrë evazive një formë kompensimi e pa-individualizuar dhe e pa-afatizuar.

Në vijim të ndjekjes së hetimit përfaqësuesit e  Institucioni  Avokatit të Popullit kanë qënë prezent sërish edhe ditën e sotme në terren përgjatë ndërhyrjeve të IMT në  prishjen e banesave në këtë zonë dhe do të vijojnë me ndjekjen e këtij problem deri në qartësimin e të gjitha çështjeve të tij në respekt të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë”,-shkruan Avokati i Popullit.



Ju sugjerojmë

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 Korrik, 2025 7:01 pm
VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin
Bota

VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

31 Korrik, 2025 6:43 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

31 Korrik, 2025 6:38 pm
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump pezullon përkohësisht tarifat ndaj Meksikës

31 Korrik, 2025 6:34 pm
Para
Mazniku: Pronarët te “5 Maji” do shpërblehen 100%

Mazniku: Pronarët te “5 Maji” do shpërblehen 100%

ISHP: Shtohen fëmijët e infektuar me COVID-19

ISHP: Shtohen fëmijët e infektuar me COVID-19

Çfarë po ndodh në qeveri? Valë shkarkimesh në të gjitha ministritë

Lirohet nga detyra Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, kush e zëvendëson
















TE FUNDIT

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
31 Korrik, 2025

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Adela Demetjan si drejtoreshë të Galerisë Kombëtare të Arteve. “EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT...

Lexo më shumë

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
31 Korrik, 2025

Manchester City po punon për sezonin e ri. Pas nënshkrimit prej 27 milionë eurosh të James Trafford nga Burnley, Pep Guardiola, trajneri...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
31 Korrik, 2025

Numri i të vdekurve nga një seri sulmesh ruse me dronë dhe raketa në Kiev është rritur në 15, ndërsa...

Lexo më shumë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
31 Korrik, 2025

Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com