Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Prioritet lufta ndaj trafiqeve të paligjshme”, Rrumbullaku takon ambasadorin britanik

2022/09/22 at 5:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Prioritet lufta ndaj trafiqeve të paligjshme”, Rrumbullaku takon ambasadorin britanik

Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është takuar sot me ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.


Në fokus të takimit ishin thellimi i bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, dakordësia për vijimësinë e projekteve dhe marrëveshjeve të nënshkruara më parë, ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, zhvillimi i operacioneve të përbashkëta, shkëmbimi në kohë reale i informacioneve, duke vendosur kontakte të drejtpërdrejta mes strukturave homologe, si dhe lufta e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga agjencitë ligjzbatuese britanike, për struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe logjistike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohu ambasadorin me prioritetet e Policisë së Shtetit, duke u ndalur në tri shtylla kryesore, reforma ligjore, arsimore dhe ajo strukturore.

Reformimi i Akademisë së Sigurisë, ndryshimi i metodologjisë së punës, ndryshimi i praktikës së vendimmarrjes së deritanishme, në menaxhimin e burimeve njerëzore, për emërimet apo transferimet në detyrë, ishin disa nga çështjet që u trajtuan gjatë takimit.

Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se është me rëndësi bërja e disa ndryshimeve në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, sidomos në nenet që parashikojnë masa ndëshkimore, ndaj shkeljeve disiplinore, duke qenë se është prioritet ndëshkimi dhe largimi nga organizata e Policisë i punonjësve që janë të përfshirë në paligjshmëri.

Po ashtu, është me rëndësi ndryshimi strukturor i Policisë së Shtetit, për të forcuar më shumë strukturat që merren me krimin e organizuar, me qëllim bërjen sa më efikase të organizatës së Policisë.

Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe ndaj krimeve ndërkufitare, janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Drejtori i Përgjithshëm garantoi ambasadorin se të gjitha nismat, projektet dhe marrëveshjet e nisura më parë do të vijojnë të realizohen plotësisht.

Ambasadori Alastair King-Smith e uroi Drejtorin e Përgjithshëm, për detyrë e drejtimit të Policisë së Shtetit. Ai theksoi se Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe. Ambasadori i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm, mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe, për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe terrorizmin, për nevojat që ka aktualisht Policia e Shtetit, si dhe për të përfunduar projektin për rikonstruktimin e DVKM Tiranë, që vjen pas rikonstruktimit të Komisariatit të Policisë Rinas, investimit në Njësinë e Pasagjerëve dhe projektit për aeroportin e Kukësit.

Ambasadori i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm, gatishmërinë e tij për të ndihmuar Policinë e Shtetit, për sulmin kibernetik dhe ftoi një ekip ekspertësh për krimin ekonomik dhe kriptomonedhat, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.

 



Ju sugjerojmë

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
Kryesore

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

17 Shtator, 2025 12:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dehur në timon, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

17 Shtator, 2025 11:19 am
Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve
Aktualitet

Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

17 Shtator, 2025 10:51 am
Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
Bota

Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

17 Shtator, 2025 10:35 am
Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake
Aktualitet

Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake

17 Shtator, 2025 10:17 am
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Kronikë

Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka

17 Shtator, 2025 9:40 am
Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..
Aktualitet

Sot hapet gara për kreun e ri të SPAK, mandati i Dumanit drejt përfundimit

17 Shtator, 2025 9:38 am
Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  
Aktualitet

Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  

17 Shtator, 2025 9:32 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Dita e tretë e dëshmisë së James Rubin
Kryesore

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Dita e tretë e dëshmisë së James Rubin

17 Shtator, 2025 8:56 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

17 Shtator, 2025 8:21 am
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 106 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 51 të infektuar në 24 orët e fundit

Trump nuk kundërshton publikimin e urdhrit për bastisjet në shtëpinë e tij

Trump akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh

Rama publikon foton në krah të presidentit amerikan Joe Biden

Rama publikon foton në krah të presidentit amerikan Joe Biden
















TE FUNDIT

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
17 Shtator, 2025

Ditën e nesërme Parlamenti do të mblidhet në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë “Rama 4”. Prezantimi...

Lexo më shumë

I dehur në timon, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
17 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar u vu në pranga në Bulqizë pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit dhe duke...

Lexo më shumë

Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve
17 Shtator, 2025

Është mbledhur mëngjesin e sotëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke hapu kështu zyrtarisht garën për kreun e ri të...

Lexo më shumë

Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
17 Shtator, 2025

Autoritetet iraniane kanë varur një person, pasi ai u dënua për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad që nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com