DURRES- Familjarët e disa të rinjve që po trajtohen për varësi të lëndëve narkotike kanë protestuar para Policisë së Durrësit. Shkak për këtë është bërë mungesa e metadonit, një medikament ky për trajnimin e këtyre pacientëve.
Prindërit e tyre shprehen se, të rinj janë në fazë rehabilitimi dhe kanë nevojë për metadon. Mungesa e tij është bërë shkak që ata të kalojnë kriza gjatë ditës së sotme. “Duhet të merren masa, ndryshe fëmijët tanë rrezikojnë t’i kthehen drogës”, shprehen ata.