Një histori e trishtë ka ndodhur në Guinean e Re, ku një vogëlush 3 vjeçar rrezikon të vdesë pas një vendimi të gabuar që morën prindërit për të. Bongre Anton Peter, vuante nga një sëmundje në syrin e tij të djathtë të quajtur retinoblastoma . Këto probleme i filluan në vitin 2015, ndërsa doktorët e mbajtën vetëm me qetëses dhe pika në sy.
Kur këto medikamente nuk funsksionuan, prindërit e tij të dëshpëruar iu drejtuan metodave popullore, apo ndryshe magjisë së zezë. Por kurimi me anë të magjisë, nuk bëri asgjë tjetër veç se i shkaktoi një tumor me madhësinë e një topi tenisi në syrin e tij të djathtë. Tashmë mjekët i kanë dhënë vogëlushit vetëm disa javë jetë, por mundësia e tij e vetme mbetet radioterapia.
Vogëlushi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa familjarët kanë filluar të mbledhin fonde për t’i shpëtuar jetën. /Opinion.al