Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prindërit e Frrokut letër ambasadorit Lu: Na e akuzuat djalin pa të drejtë

2015/11/20 at 10:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Arben Frroku nuk është arratis, lëviz lirshëm në Tiranë

TIRANE- Prindërit e Arben Frrokut, biznesmenit të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, por që u arratis para se Apeli të jepte vendimin, i janë drejtuar me një letër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, fill pasi diplomati amerikan bëri akuzën­”bombë”, duke e cilësuar Frrokun si vrasës të shefit të policisë e kriminel që duhet t’i trembet reformës në drejtësi. Nëpërmjet një letre  Leze e Preng Frroku, pasi sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe faktin se djali i tyre u etiketua si autor i krimit vetëm pak orë pas ngjarjes, i kujtojnë ambasadorit Lu, se po të kishte qenë në Shqipëri në kohën e ngjarjes, do të kishte dalë në një konkluzion të ndryshëm nga ai që shprehu publikisht më datë 17.11.2015. Prindërit e biznesmenit të shpallur tashmë në kërkim, i kujtojnë ambasadorit se duhet ta lërë drejtësinë të flasë, dhe në rastin e tyre, do të ishte më mirë nëse do të kishte bërë ndonjë kritikë për prokurorët. Në fund, të dy i bëjnë thirrje ambasadorit Lu që të japë ndihmën e tij, për një vlerësim të drejtë dhe korrekt për çështjen në fjalë.


pjese nga letra

I nderuar z. Ambasador Donald LU! Në radhë të parë, më lejoni t’ju uroj shëndet të plotë dhe mbarëvajtje në punën dhe misionin tuaj. Mision i vështirë dhe fisnik, në përmbushje të reformës dhe vendosjes së standardeve të demokracisë në Shqipëri. Unë që po ju shkruaj quhem Preng Frroku, babai i personit të dënuar Arben Frroku, personi që nga ju është konsideruar kriminel shumë i rrezikshëm që lëviz i lirë. Z.Ambasador! Pasi dëgjova fjalët tuaja, që për fatin e mirë ju i shqiptuat në gjuhën shqipe, u ndjeva shumë keq, madje u ndjeva i zhgënjyer nga ju, pasi mendoj se konkluzioni juaj është i nxituar, pasi djali im ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe si rrjedhojë e kësaj drejtësia shqiptare akoma nuk e ka dhënë fjalën e fundit në çështjen penale kundër tij. I nderuar z.Ambasador! Unë e vlerësoj shumë punën tuaj dhe mendoj se fjalët dhe orientimet tuaja janë piketa për qeverinë dhe ministrat tanë, por do t’ju lutesha shumë që, ato mesazhe që jepni të jenë sa më të paanshme, sa më të sakta, dhe ajo që është më kryesorja, të jepen në momentin e duhur. Këtë jua thotë një burrë i moshuar që jam unë, me shumë vite mbi shpinë, jo me shkollë shumë, por me shumë vite eksperiencë nga jeta. I nderuar z.Ambasador! Unë së bashku me familjen time, gjatë gjithë jetës kemi vuajtur shumë, kemi vuajtur në sistemin e komunizmit, dhe për fatin tonë jo të mirë, po vuajmë edhe tani. Madje akoma më shumë tani që erdhi koha e demokracisë. Vuajtjet e mia dhe të familjes sime konsistojnë në kalvarin e gjyqeve të filluara nga prokuroria kundër fëmijëve të mi, ku ende pa përfunduar gjyqet kundër tyre, ata janë konsideruar fajtorë të ngjarjeve shumë të rënda, madje kaq shpejt te rasti i Arbenit, sa as tri orë nuk kishin kaluar nga vrasja e shefit të policisë, kur drejtoria e Policisë Tiranë kishte deklaruar se kishte identifikuar autorin e vrasjes, duke nominuar emrin e djalit tim, Arben Frroku, si autorin e vrasjes së shefit të policisë, të ndjerit Dritan Lamaj. Që në vitin 2013, që djemtë e mi vendosën t’i futeshin politikës, gjërat për të gjithë ne familjarët e tyre kanë ndryshuar. A thua se ne ishim një tabelë qitjeje, si nga njëri krah, po ashtu edhe nga krahu tjetër i politikës, ku të gjitha këto palë, me qëllimin e vetëm të fitonin ndopak pikë në fushatën elektorale të vitit 2013, gjë e cila ka vazhduar për shumë kohë, deri edhe në ditët e sotme. Është e vërtetë që, për fatin e keq të tij dhe të familjes, më datë 24.02.2013, në Tiranë është vrarë një shef policie, i ndjeri Dritan Lamaj. Ju z.Ambasador, në shkurt të 2013­ës, duke mos qenë në Shqipëri, nuk arrini ta imagjinoni se sa shumë është përfolur për djalin tim, që në orët e para pas ngjarjes, duke e deklaruar atë si autor të kësaj ngjarjeje të rëndë. Kjo si pasojë e një konflikti të mëparshëm që djali im, Arben Frroku, kishte pasur me viktimën Dritan Lamaj, konflikt të cilin djali im e kishte denoncuar dhe po e ndiqte në rrugë ligjore. Që natën e vrasjes së shefit të policisë, më datë 24.02.2014, pas afro tri orësh Arbeni është konsideruar autor i kësaj vrasjeje, pa pasur as edhe një provë të vetme. Jo vetëm atë natë, por as edhe pas dy vitesh, deri kur më datë 03.04.2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e deklaroi të pafajshëm, duke deklaruar se ai nuk kishte lidhje me atë vrasje të rëndë. I nderuar z.Ambasador! Jam shumë i sigurt që po të kishin qenë në Shqipëri në shkurt të vitit 2013 dhe në vazhdim, edhe ju si observator i jashtëm, po ashtu sikurse çdo shqiptar tjetër që ka dëgjuar për këtë çështje penale, nuk do të kishin bërë një deklarim të tillë kundër djalit tim, Arben Frroku, duke e konsideruar autorin e asaj vrasje. /gazeta shqiptare/



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Suela Konjari lë garën e “Dancing with the Stars”

Suela Konjari lë garën e "Dancing with the Stars"

Sarandë, qëllohet me armë furgoni i nxënësve

Pedofili në Ersekë seks me komshiun e sëmurë mendor

Perse do ta dashuroj gjithnje Parisin?

Perse do ta dashuroj gjithnje Parisin?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com