Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prindërit e divorcuar, fëmijët çohen me forcë të takojnë babain: Nuk duam, na dhunoi

2022/09/14 at 9:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Prindërit e divorcuar, fëmijët çohen me forcë të takojnë babain: Nuk duam, na dhunoi

Në Maj të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi rastin e një zonje, e cila pas një martese 20 vjeçare me dy fëmijë, u divorcua, për shkak të dhunës 10-vjeçare nga ish- bashkëshorti dhe ish-vjehrri.


Ajo u pajis me 2 urdhra mbrojtjeje, por sërish e nxorrën nga shtëpia. Sot punonjësi social, psikologu dhe përmbaruesi kërkojnë me çdo kusht, që fëmijët të takojnë të atin, megjithëse ata nuk duan.

“Nuk duam të bëjmë asnjë lloj takimi”, shprehej vajza para psikologes në emisionin e transmetuar më 11 Maj.

Djali: Nuk dua të të takoj fare!

Babai: O babi, unë kam ardhur për të mirën tuaj këtu.

Djali: Po nuk dua të shikoj, nuk e merr vesh?

Babai: Nuk do të më shikosh?

Djali: Si nuk e kupton këtë gjë? Na vodhe lodrat, na nxorre nga shtëpia….

Babai: Ju vodha lodrat babi nga burgu?

Djali: Jo, jo!

Babai: Po babi, çfarë ka bërë babi 14 vite?

Djali: Na ke keqtrajtuar, na ke bërtit, na ke kërcënuar.

Babai: Me çfarë të ka kërcënuar babi?

Djali: Më rrihje mua me rripin e motrës.

Gruaja është gjobitur me 1 milionë lekë me pretendimin se bëhet pengesë për takimin e fëmijëve me të atin.

Eksperti ligjor Demir Çiftja shprehet se nuk ka psikolog, punonjës social, përmbarues apo gjykatë, që të detyrojë fëmijët të takojnë njërin prej prindërve.

“Në rastin e një divorci ku fëmijët i lihen për rritje dhe edukim nënës së tyre dhe babai do të ketë takime me fëmijët e tij asnjëherë nuk mund të detyrohen fëmijët e mitur. Gjithmonë fëmijët e mitur asistohen nga një psikolog, punonjës social, të cilët pasi shprehin vullnetin e tyre për të parë interesin më të lartë të të miturit, aty është edhe pika më vendimtare e këtij momenti. Në rastin konkret, interesi më i lartë i të miturve është që ata të rrijnë me nënën e tyre. Duke qenë se rrinë me nënën e tyre dhe prindi tjetër ka të drejtë me takimet, është në të drejtë të të miturit i cili mund të valutojë nga kërkesat e prindërit tjetër që do apo nuk do ta takojë. Ai shpreh arsyet, rrethanat për të cilat ai do apo nuk do ta takojë. Në këto kushte është e drejta e tij që dhe psikologia, dhe punonjësja sociale sociale dhe as përmbaruesi gjyqësor që merret me ekzekutimin e të gjithë vendimit, nuk mund ta detyrojnë të miturin që të ndryshojë mendimin e tij në rastin konkret. As gjykata vetë kur merr vendimmarrje nuk e bën”, tha Çiftja.

Në takimin e datës 7 Maj, djali dhe vajza u shprehën sërish, se nuk donin të takonin babain.

“Gjatë periudhës që kemi qenë me xhirimet në vëzhgimin e emisionit investigativ Stop, takimi i raddës u zhvillua në datën 7 Maj 2022. Edhe atë ditë fëmijët u ngjitën tek zyra e përmbarimit dhe ia përcollën psikologut, përmbaruesit, të atit të tyre që nuk donin ta takonin”, tha e ëma e fëmijëve.

Përmbaruesi Klodian Petri: Po bëhesh pengesë.

Nëna: Unë nuk po bëhem pengesë.

Përmbaruesi Klodian Petri: Patjetër, që po bëhesh pengesë!

Nëna: Dhe ku e shikon ti këtë?

Vajza-E kemi thënë edhe herë të tjera, dhe po ta them prapë…

Përmbaruesi Klodian Petri: Të lutem, ja do flasim dhe bashkë. Të lutem, po flas me mamin.

Vajza-Po ta them, që nuk duam!

Punonjësja sociale-Të flasi mami!

Përmbaruesi Klodian Petri: Të flas me mamin, pastaj flasim bashkë! Atëherë….

Nëna: S’ke punë me mua! Nuk jam unë këtu, nuk jam unë këtu!

Përmbaruesi Klodian Petri: Mënyra, si po flet ti këtu, është një intimidim, që i bën hapur fëmijëve.

Nëna: Jo, nuk është!

Punonjësja sociale: Sepse fëmijët vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk mund ta kenë këtë lidhje me babain. Ne e ndërpresim…

Nëna: Atëherë mbylli takimet, se fëmijët ta kanë thënë! Urdhëro ku i ke!

Vajza: Ta kemi thënë dhe po ta themi prapë, që nuk duam të vijmë!

Punonjësja sociale: Po pra, po këtë duhet ta thotë psikologia!

Nëna: Psikologia është aty!

Punonjësja sociale: Po pa prezencën time dhe të përmbaruesit dhe babait!

Nëna: Zonjë, ju s’e meritoni të jeni në atë vend pune, ku jeni!

Punonjësja sociale: E dimë, e dimë!

Nëna: E kupton? Ju, që lozni me shëndetin mendor të fëmijëve! Turp t’ju vijë!

Djali: O ma, do bësh kërkesë, mos bëhen më këto takime?

Nëna: Po, do ta bëj mami!

Përmbaruesi Klodian Petri: Je e lirë të rrish, derisa të plotësoj proçes verbalin!

Nëna: Ore të lutem unë do rri aq, sa duan fëmijët.

Përmbaruesi Klodian Petri: Të gjitha këto, që u thanë këtu, dhe atë, që vepron ti unë do ta shkruaj këtu, siç është shkruajtur çdo procesverbal.

Nëna: Unë jam në shërbim të fëmijëve! Kaq!

Përmbaruesi Klodian Petri: Si të doni!

Nëna: Detyra ime, t’i sjell deri në këtë zyrë.

Përmbaruesi Klodian Petri: Do përgjigjeni para ligjit për këtë!

Më pas psikologia ka nxjerrë një raport.

“Atë ditë që doli dhe kronika te Stop çuditërisht na del edhe raporti i psikologes, ku përshkruan gjendjen time, gjendjen e të atit dhe të fëmijëve. Babain e kanë përshkruar si të vuajtur, të prekur nga gjithë kjo situatë, nuk ka qenë ai shkak i dhunës në familjen tonë. Ndërsa në raportin që ka bërë në lidhje me mua ka bërë si arrogante, të axhituar, sjellje agresive, imponuese ndaj fëmijëve. Ka bërë dhe vlerësimin psikologjik të fëmijëve ku thotë se fëmijët ndikohen nga nëna”, tha denoncuesja.

“Nuk e di ku i gjeti këto vlerësime”, shtoi më tej ajo.

Por zëri i të vërtetës janë vetë fëmijët. Ata pranojnë që kanë qenë në takimin e 7 Majit, por nuk kanë komunikuar fare me psikologen

“Po kemi qenë, por nuk kemi komunikuar fare me psikologen”, tha djali.

Pra raporti është i pavlefshëm sa i përket vlerësimeve për fëmijët. Por në takimin e 21 Majit 2022 janë takuar fëmijët me pssikologen?

“U ulëm me punonjësen sociale dhe me babain dhe i thamë që nuk duam ta takojmë. I thamë që nuk duam të vijmë më këtu sepse ai, babai na ka keqtrajtuar, na ka bërë shumë gjëra të këqija që i kam nga e shkuara ime, i kam plagë ende në zemrën time”, tha djali./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
“Njerëzit nuk kanë më fuqi, nuk mendojnë më për seksin…”

“Njerëzit nuk kanë më fuqi, nuk mendojnë më për seksin…”

Fitorja e Bashës përballë Ramës në zgjedhjet lokale,Ristani:Jam kërcënuar me jetë

Lobimi rus në PD, Ristani: Veprime personale të Bashës, unë s’kam firmosur...

PD në dosjet ruse të lobimit, Kostreci: Një zyrtar amerikan ka folur me gazetarët

PD në dosjet ruse të lobimit, Kostreci: Një zyrtar amerikan ka folur me gazetarët
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com