Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prindërit e denoncuan të zhdukur para 6 vitesh, vajza jetonte në Tiranë. Ja çfarë i tha policisë

2016/11/11 at 9:31 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prindërit e denoncuan të zhdukur para 6 vitesh, vajza jetonte në Tiranë. Ja çfarë i tha policisë

Një vajzë që rezultonte e zhdukur prej më shumë se 6 vitesh, është gjetur mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Tiranës, por nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi.

Vajza që aktualisht është 21 vjeçe, ishte denoncuar si e humbur nga familjarët e saj në maj të vitit 2010. Që prej asaj kohe, as familja dhe as forcat e Policisë nuk kishin arritur të binin në gjurmët e saj deri dy ditë më parë.

Ajo është Fationa K. dhe ishte vetëm 15 vjeçe kur u largua nga shtëpia dhe askush nuk mundi të lidhej me të, apo të mësonte diçka rreth fatit të saj. Prindërit e saj patën dyshime se vajza edhe mund të ishte trafikuar për qëllime prostitucioni dhe madje për këtë arsye bëri denoncim në Komisariatin nr.4 rreth 6 vite më parë, raporton Panorama.

E megjithatë, askush nuk mundi të zbulonte se në çfarë rrethanash u largua dhe ku ka qëndruar gjatë gjithë këtyre viteve. Derisa mbrëmjen e së mërkurës, pas një informacioni të siguruar nga oficerët e Komisariatit nr.4, u arrit të gjendet vajza e dyshuar, edhe pse karakteristikat fizike kishin ndryshuar shumë në krahasim me 6 vite më parë, kur u denoncua.

Ajo u konstatua duke pirë kafe në një lokal në afërsi të Rrugës së Dibrës dhe u shoqërua për t’u marrë në pyetje në Komisariat, ku shpjegoi arsyet e largimit nga shtëpia, duke thënë se kishte ikur me dëshirë e nuk donte që të kthehej më. Policia lajmëroi edhe familjarët për gjetjen e saj, të cilët menjëherë u paraqitën në rajon.

Dëshmia

Vajza 21-vjeçare është marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga oficerët e Policisë rreth arsyeve të largimit të saj nga banesa dhe nëse është shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj kohe, ashtu sikurse pretendonin familjarët e saj.

Mësohet se Fationa K. ka mohuar pretendimet e familjes, madje i ka fajësuar ata për vendimin që ajo mori 6 vjet më parë, kur ishte adoleshente. Vajza ka pretenduar se prindërit e pengonin që ajo të dilte dhe të jetonte njësoj si shoqet e saj, madje herë pas here ushtronin edhe dhunë psikologjike ndaj saj.

Për këtë arsye ajo thotë se ishte larguar me dëshirë dhe kishte vendosur që të mos fliste më me familjarët e saj. Ajo ka treguar se fillimisht ka qëndruar te një shoqe, më pas ka filluar punë dhe ka jetuar vetëm në një shtëpi me qira.

Ndërsa së fundmi pretendon se ka krijuar një lidhje me një djalë dhe bashkëjeton me të. Vajza këmbëngul që nuk do të kthehet më te familjarët e saj, me të cilët nuk ka pranuar as të ballafaqohet në Komisariat.

Ju sugjerojmë

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
Bota

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

5 Shtator, 2025 3:44 pm
Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
Rajoni

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

5 Shtator, 2025 2:44 pm
Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
Aktualitet

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

5 Shtator, 2025 2:32 pm
Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
Kryesore

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

5 Shtator, 2025 2:07 pm
Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
Bota

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

5 Shtator, 2025 1:25 pm
Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
Bota

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

5 Shtator, 2025 1:08 pm
18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
Bota

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

5 Shtator, 2025 1:00 pm
Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
Bota

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

5 Shtator, 2025 12:32 pm
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës
Sport

VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës

5 Shtator, 2025 11:48 am
Para
Foto/ Uzina e Ballshit e pushtuar nga flakët

Shpërthimi në Ballsh, një tragjedi e paralajmëruar

Ekzekutohen dy vëllezër shqiptarë në Milano, breshëri plumbash në autostradë

Ekzekutohen dy vëllezër shqiptarë në Milano, breshëri plumbash në autostradë

FOTO/ Donald Trump puthet me Angela Martinin

FOTO/ Donald Trump puthet me Angela Martinin

TE FUNDIT

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
5 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, po riemërton Pentagonin duke e shndërruar atë në Departamentin e Luftës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë...

Lexo më shumë

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
5 Shtator, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Lexo më shumë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
5 Shtator, 2025

Është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës- Qafë Plloçë, segmenti 43 kilometra që sipas qeverisë do të...

Lexo më shumë

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
5 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka faktuar se Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com