Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Philip mësohet se është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas njoftimit nga Pallati Buckingham ai është zhvendosur nga Norfolk në spitalin King Edward VII të Londrës për observim dhe trajtim të një problemi të mëparshëm shëndetësor.
Ndërkohë sipas mediave britanike Duka 98-vjeçar i Edinburgut nuk do të jetë i pranishëm në turin e festimeve me Mbretëreshën për shkak të problemeve shëndetësore.
Prej dy vitesh gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë duke bërë që ai të mos bëjë dalje të rëndësishme publike./Opinion.al/