Princ Harry ishte i ftuar sot në një nga emisionet angleze më popullore “Today”. Gjatë 3 orëve transmetim Princi ka zbuluar shumë detaje nga darka e famshme e Krishtlindjeve.
Ai tha se këto ishin Krishtlindjet më fantastike që Meghan ka kaluar së bashku me “familjen që kurrë nuk e ka pasur”. I pyetur se si ia ka dalë Meghan me “ligjet” e shumta të familjes mbretërore, Harry është shprehur se “ishte fantastike dhe ia ka kaluar shumë mirë”. “Familja ime dëshironte që ajo të ishte në darkën e Krishtlindjeve. U kënaqëm shumë duke qëndruar më vëllain, kunatën duke vrapuar pas fëmijëve. Ishin Krishtlindje fantastike. Meghan ishte fantastike dhe ia ka kaluar shumë mirë”, u shpreh Harry. Gjithashtu Princi u pyet nëse kishte ndonjë traditë familjare të cilës duhet t’ia shpjegonte Meghan në ato momente. Ai u shpreh me një “PO” të madhe duke na lënë të kuptojnë se ishin të shumta traditat që duhej t’i shpjegonte partneres së tij. “Oh, shumë. Ne jemi një ndër familjet më të mëdha dhe siç do familje dhe ne jemi pak të komplikuar. Por ajo bëri një punë fantastike. Ajo është pjesë e saj tashmë dhe jemi familja që Meghan nuk e ka pasur”, tregoi Harry.