Princesha Kate është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Daljet e saj publike nuk kanë qenë edhe aq të shpeshta këto kohë për shkak të vështirësive që ajo po kalon me këtë shtatzëni.
Por dalja e fundit ishte sa për të gjitha, pasi princesha kishte ndryshuar komplet.
Ajo kishte zgjedhur një model flokësh thuajse të shkurtër, dhe me onde. Kate kishte vendosur edhe një kapele për të kompletuar pamjen e saj klasike. Për hir të së vërtetës, flokët e shkurtër e tregonin princeshën pak më të madhe në moshë, ose ndodhta është edhe efekti i veshjes.
Megjithatë Kate vazhdon të ruajë hijeshinë e saj në të gjitha llojet e modeleve.