Princ Philip i Anglisë, është shtruar mbrëmjen e djeshme në spital si pasojë e një infeksioni. Lajmin e bëri të ditur Buckingham Palace. Duka i Edinburgh-ut është shtruar urgjent në një spital të Londrës pasi i është zhvilluar në trup një infeksion si pasojë e një sëmundjeje prej të cilës ai vuan prej kohës në zemër. Gjithashtu sipas Pallatit Mbretëror, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por duhet të qendrojë nën vëzhgimin e mjekëve. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabet, deklaroi se do të tërhiqej nga eventet publike duke u zëvendësuar nga Princ Charls. /Opinion.al