Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pasi u dha lajmi se Princ Leka ka kallëzuar në polici ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, për dhunë të ushtruar ndaj tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se i është marrë deklarim edhe aktores Elia Zaharia, e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga Princ Leka.
Ata janë pajisur me urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”-njofton policia.