Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Princ Henri…

2016/09/19 at 9:57 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
John Kerry nuk është zhoao amazona

Nga Edison Ypi

Kur në kohën e kurvit mes shqiptarëve të mjerë ndonjë shqiptar naiv llaftariste të pranishmit me pyetjen, A do kemi ndonjëherë makina private ? përgjigja e ndonjë shqiptari të krisur ishte; Po, do kemi makina kur nafta e planetit do ketë shterrur. Jo rrallë, mes ishullarësh flitej për rrugët. Ishullarët thoshin; kurvi është thjesht një vrasës që për rrugë as mendja i vete. Të vetmet rrugë që kemi janë rrugët ushtarake që shkojnë majave të maleve, pra rrugët që na lanë pushtuesit, Turqia, Austria, Italia. Rrugët drejt bregdetit, drejt kufirit tokësor, drejt Kosovës, që sot nuk janë rrugë por shtigje drejt arratisjes, pra rrugë drejt burgut, a do bëhen ndonjëherë rrugë të afrimit, të paqes, të turizmit, të qefit ? Kurrë, ishte përgjigja. Optimizmi, sado i madh, mungonte. Fantazia, sado e çartun, nuk mjaftonte. Sot makina kemi, rrugët e brendëshme bashkë me heqjen e vizave për rrugëtimet jashtë, me energji prej centrali atomik, imagjinatë prej Koperniku, pasion prej Krishti, Shqipërinë me rrugë dhe pa viza, pra qefin e gatshëm dhe të rruar të udhëtimit, shqiptarëve ua mundësoi, sytë i dalçin, mishi copa i raftë kush turiçkat i rrudh, King Doktori.

Mirë që rrugët u bënë, por mbi rrugët nuk duhet të lëvizin morracakët, kotheret, por ata që ca pare i kanë, blerësat, konsumatorët. Deri afër fundit të viteve ’90 ishte e pabesueshme se në Shqipëri mund të funksionojnë supermarketat. Tregoheshin në atë kohë skenarë groteskë dhe tmerrues se si shqiptarët supermarketin do ta vidhnin, shkatërronin, digjnin, brenda një dite. Mirpo njëri më i bukur e më i ndritur se tjetri, supermarketat nisën të ngrihen gjithandej. Asgjë groteske apo tmerruese nuk ndodhi. Fill pas supermarketave, u çfaq kudo edhe çudia e çudirave, Bankomati. Me fantazi prej Galileu dhe durim prej heroi, e bëri realitet, hajvan me brirë kush e vë në dyshim, King Zamiri.
Një vend me rrugë, supermarketa, bankomata, është vend si gjithë vendet e qytetëruara por për të cilin ende nuk mund të thuhet se është i tillë pa media, informim, transparencë. Shpallja e pluralizmit solli gazetën Rilindja Demokratike. Ishte absolutisht një mbretëreshë mediatike që shqiptarëve u ndali frymën nga mrekullimi. Por pas pak, me deformimet katastrofike dhe pasojat e shkatërruese që dihen, atmosferën e lirisë mediatike e flliqi sigurimi i kurvit me hordhinë e gazetarëve spiunë. Rrugaçëria mediatike e gazetarëve sigurimista e ndoti aq keq mjedisin meditik, sa u bënë prognoza të trishta se në Shqipëri media për të qënë, media të besueshme, nuk do ketë kurrë. As kjo profeci nuk doli e vërtetë. Prej shumë vitesh një media serioze e bën, pervers i lindur kush nuk e beson, King Fevziu.
Edhepse me rrugë, supermarketa, media, Shqipëria përsëri ishte e mangët. U ndje mungesa e diçkaje tjetër, e diçkaje më tepër se materialiteti ekspansiv, ingombrant, bezdisës. Mungonte ai eteri i padukshëm dhe i paprekshëm brenda të cilit materialiteti bëhet i pranueshëm. Para 10 vitesh, kur piramidat ishin shembur, qetësia po vendosej, nga një pronë sado minimale gjithkush e kishte, shqiptarët nisën të ndjejnë nevojën e disa gjërave më të larta se birra e ftohtë me bukë të thekur dhe salc kosi, që ishin arsimimi, edukimi, kultura, Arti, latimi, sifistikimi. Ishte ëndërr që as shqiptari më optimist nuk e besonte se mund të bëhej realitet. Me talent prej Mikelanxhelo dhe punë prej sizifi, ëndërrën e shkollimit të çdo shqiptari që dëshiron të gdhendet e shndrroi në realitet, i çmendur pa shërim kush nuk e pranon, Princ Henri.

mapo 19 shtator 2016


Etiketa: Edison Ypikoment


Ju sugjerojmë

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve
Kryesore

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve

16 Shtator, 2025 6:11 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë
Kronikë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

16 Shtator, 2025 4:36 pm
Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin
Bota

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

16 Shtator, 2025 4:06 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të PD

16 Shtator, 2025 3:10 pm
Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon
Kronikë

Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon

16 Shtator, 2025 2:48 pm
Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS
Kryesore

Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

16 Shtator, 2025 2:09 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

16 Shtator, 2025 1:23 pm
Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
Aktualitet

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

16 Shtator, 2025 12:16 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16 Shtator, 2025 11:01 am
Para
Jeta e një filmi

Jeta e një filmi

Shqiptarët i vjedhin gomonen lordit anglez, gjendet në Sarandë

Kapet 1 ton hashash në Brindizi, u nis nga Vlora. Trafikantët u zhdukën

Prokuroria kërkon 45 ditë paraburgim për mjekët

Prokuroria kërkon 45 ditë paraburgim për mjekët
















TE FUNDIT

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve
16 Shtator, 2025

Ditën e sotme janë zgjedhur Kryesitë e Komisioneve Parlamentare dhe anëtarët socialistë në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi miratoi kryetarët dhe...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
16 Shtator, 2025

Aktori dhe regjisori i Hollivudit, Robert Redford i njohur për filmat si “Butch Cassidy And The Sundance Kid” dhe “The...

Lexo më shumë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë
16 Shtator, 2025

Gjatë 72 orëve të fundit Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga dhe ka proceduar penalisht 11 drejtues automjetesh...

Lexo më shumë

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin
16 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se Izraeli nuk do ta godasë më kurrë Katarin. “Nuk do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com