Kryesore

Primaret/ Vokshi: Deri në orën 13:00 pjesëmarrja më e lartë se në zgjedhjet e tjera



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 04/12/22 |
Opi Nion

Vijon votimi për primaret e Partisë Demokratike në rë gjithë vendin, me përjashtim të bashkisë së Malësisë së Madhe, ku votimi do të kryhet në një tjetër moment. Në një dalje për mediat kryetarja e KOKOE Albana Vokshi tha se deri në orën 13:00 është shënuar pjesëmarrja më e lartë ndonjëherë në një process votimi të PD.

“Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Procesi po vazhdon me ritme të larta dhe ne si komision jemi munduar të akomodojmë çdo problematikë. Nëse bëjmë një krahasim me numrin e votuesve të sotëm deri në orën 1, numri i votuesve është shumë më i lartë se në zgjedhjet e tjera.

Thirrja ime në këtë orë të mbetura, derisa të votojnë edhe demokrati i fundit, për çdo person të regjistruar në listat e PD të shkojë dhe të votojë. Për herë të parë në një parti politike vendimmarrja i ka kaluar mbështetësve të saj. Është procesi më demokratik. Qytetarët besojnë në këtë proces dhe kjo tregohet edhe me numrin e votuesve”, deklaroi Vokshi./Opinion.al

 

 

Pas