Kryesore

Primaret për Tiranën/Ilir Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi, Belind Këlliçi kandidat i PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:47 - 05/12/22 |
Opi Nion

Belind Këlliçi është zyrtarisht kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai përfundoi në balotazh në primaret e mbajtura një ditë më parë nga PD së bashku me Ilir Alimehmetin, por ky i fundit njoftoi sot tërheqjen nga gara.

“Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë, në respekt të votës e duke falënderuar çdo votues, për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje, u numërua me transparencë të plotë. Që në fillim kam qenë i bindur që rolin kryesor duhet ta kishte anëtarësia që dje foli pro Këlliçit. Ju kam dalë zot që sido të shkonte do t’i isha në krah. Kjo është shenja e parë, të njohësh votën e ta respektosh. Do vijojmë punët përkundrejt fitores në 14 maj”, u shpreh Alimehmeti.

Këlliç deklaroi se Ilir Alimehmeti do të jetë krahu i tij i djathtë në fushatë dhe nënkryetari i ardhshëm i bashkisë nëse fitojnë më 14 maj.

“Kushdo që ka patur pritshmëri kam përshtypjet që dhe më optimistët janë të befasuar nga ky standard që vendoset për herë të parë në demokracinë shqiptare. Nuk ka qenë një fushatë e lehtë, apo garë e lehtë. Ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe demokratizmin e forcave politike. Jam krenar që kam qenë pjesë e primareve. Ne sot do të adoptojmë garimin amerikan presidencial të garës. Unë kam kënaqësinë më të madhe sot të them që nuk jam më unë por jemi ne, të prezantoj Ilir Alimehemtin si krahun tim të djathtë në fushatë dhe nënkryatarin e bashkisë kur të fillojmë më 14 maj”, tha Këlliçi.

Pas