Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Primaret në PD, Kreu i PD Kamëz, Arjan Hoxha prezanton kandidaturën

2022/11/07 at 11:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Primaret në PD, Kreu i PD Kamëz, Arjan Hoxha prezanton kandidaturën

Kryetari i PD Kamëz, Arjan Hoxha, ka prezantuar kandidaturën në Primare për Bashkinë Kamëz. Për Bashkinë Kamzës ka shpallur kandidaturën edhe Asllan Dogjani.


Në një dalje për mediat, Hoxha tha se e ka marrë këtë vendim me qëllimin që së bashku me të demokratët, t’ua kthejë bashkinë e marrë peng nga Edi Rama dhe Rakip Suli qytetarëve të Kamzës.

Më tej ai theksoi se në këtë garë nuk do të ketë të fituar dhe të humbur dhe nëse ai nuk zgjidhet kandidat i PD-së, do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit fituesit ne primare.

 “Të dashur qytetarë të Kamzës dhe Paskuqanit,Unë jam Arjan Hoxha dhe kam vendosur të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë Kamëz.  Ky vendim nuk ka qenë i thjeshtë dhe as i rastësishëm. E kam marrë këtë vendim me qëllimin që së bashku me të gjithë demokratët, pa përjashtim, t’ua kthej bashkinë e marrë peng nga Edi Rama dhe Rakip Suli qytetarëve të Kamzës.  Qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, më shumë se kushdo tjetër, janë dëshmitarë të trajtimit diskriminues, tallës dhe poshtërues që iu është bërë nga qeveria e Edi Ramës për të vetmen arsye se ata kanë qenë kurdoherë besnik ndaj të djathtës dhe Partisë Demokratike.

Diskriminimi ndaj këtyre banorëve mund të vërehej lehtësisht në deklaratat e mbushura me mllef dhe fyerje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij, në mungesën e investimeve në punësim, shëndetësi dhe arsim, në heqjen padrejtësisht nga puna dhe skemat e mbështetjes sociale.  Sikur kjo sjellje e pushtetit qendror ndaj banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit të mos mjaftonte, ardhja e Rakip Sulit në krye të Bashkisë Kamëz me vetëm 6% të pjesëmarrësve në zgjedhje, do ta vështirësonte edhe më shumë jetën për banorët e Kamëz dhe Paskuqanit. Sot, të gjithë janë dëshmitarë të aferave korruptive, abuzimeve dhe veprimeve arbitrare të Rakip Sulit dhe administratës së tij.  Por, në 14 Maj, pushteti lokal i Edi Ramës dhe Rakip Sulit në Kamëz dhe Paskuqan merr fund.

Menjëherë pas përfundimit të procesit historik të primareve në 4 Dhjetor, kandidati zyrtar i Partisë Demokratike dhe ekipi i tij do të fillojnë punë për ndërtimin e një platforme fituese që ofron zgjidhje dhe mundësi zhvillimi për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit, pavarësisht bindjeve të tij politike. Të dashur demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit,   Kur vendosa t’i bashkohem lëvizjes reformuese dhe rithemeluese të Dr. Berishës, e bëra me bindje të plotë se vota dhe vullneti i anëtarëve duhet të jetë në thelb të një partie politike. Veçanërisht një partie politike që solli idenë e pluralizmit dhe votës së lirë në Shqipëri. Me këtë bindje, garova edhe në zgjedhjet për kryetar të PD-së Kamëz dhe me votëbesimin tuaj masiv, ia dolëm. Nga dita e parë që jam zgjedhur në drejtimin e PD-së Kamëz, e kam ndjerë peshën e përgjegjësisë së këtij pozicioni. Prandaj, së bashku me ekipin drejtues të degës i jemi vënë punës për të takuar çdo demokrat, për ta falënderuar për kontributin e tij, për të dëgjuar idetë dhe për ta ftuar që të vazhdojë kontributin brenda familjes tonë politike.

Pikërisht këto takime e biseda, më kanë nxitur dhe inspiruar që të përfshihem në garën e brendshme të primareve për kandidat për Bashkinë Kamëz. Unë besoj fort se primaret janë manifestimi më i bukur i demokracisë dhe votës së lire. Ekipi im dhe unë kemi punuar fort gjatë kësaj kohe për bashkimin e demokratëve në Kamëz dhe Paskuqan, e në një masë të madhe, besoj se ia kemi dalë. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin tim do t’i shumëfishoj takimet dhe kontaktet me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, në mënyrë që në zgjedhjet e 14 Majit të jemi të gjithë bashkë për të festuar çlirimin e Bashkisë Kamëz nga pengmarrja e Edi Ramës dhe Rakip Sulit, e kthimin e saj qytetarëve. Qytetarët e Valiasit, Zallmnerit, Bulceshit, Bathores, Laknasit, Frutikulturës, Paskuqanit dhe Babrrusë meritojnë më shumë dhe ne demokratët jemi më të gatshëm se kurdoherë, të punojmë me ta dhe për ta, për më mirë e më shumë.

Të dashur demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit, në një garë të brendshme nuk ka humbës dhe fitues. Prandaj, unë dua t’iu garantoj sot se kushdoqoftë fituesi i këtyre zgjedhjeve, qofsha unë apo miqtë e mi që kanë shprehur dëshirën për kandidim, unë do t’iu shtrij dorën e bashkëpunimit dhe do t’i përfshij në ekipin tim ose do të jem pjesë e ekipit të tyre për realizimin e misionit të përbashkët që është çlirimi i Bashkisë Kamëz nga pushteti korruptiv dhe i paligjshëm i Edi Ramës dhe Rakip Sulit, dhe kthimi i bashkisë tek qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit”-tha Arjan Hoxha.



Ju sugjerojmë

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
Kryesore

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

24 Janar, 2026 1:26 pm
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

24 Janar, 2026 1:25 pm
Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari
Sport

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari

24 Janar, 2026 1:13 pm
Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur
Bota

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

24 Janar, 2026 12:50 pm
Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës
Aktualitet

Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës

24 Janar, 2026 12:25 pm
Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj
Kronikë

Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj

24 Janar, 2026 12:24 pm
Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë
Kronikë

Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë

24 Janar, 2026 12:23 pm
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe
Bota

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

24 Janar, 2026 10:59 am
A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
Bota

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

24 Janar, 2026 9:56 am
Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026 9:53 am
Para
Biden mesazh Begajt:SHBA e përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë në fushën kibernetike

Biden mesazh Begajt:SHBA e përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë në fushën kibernetike

Rama takohet me ambasadoren e SHBA-së në OKB

Rama takohet me ambasadoren e SHBA-së në OKB

Emri/I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Emri/ Qëlloi me armë në Kamzë, kapet 39-vjeçari, policia: Drejtonte makinën i dehur
















TE FUNDIT

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
24 Janar, 2026

Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
24 Janar, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të opozitës. Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare...

Lexo më shumë

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari
24 Janar, 2026

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij,...

Lexo më shumë

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur
24 Janar, 2026

Një shpërthim në një fabrikë të paligjshme prodhimi kokaine në jugperëndim të Kolumbisë, pranë kufirit me Ekuadorin, ka lënë të vdekur nëntë persona dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com