Partia Demokratike zhvillon sot procesin e primareve për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Është anëtarësia që voton në të gjitha bashkitë e vendit për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në zgjedhjet lokale.
Ndërkohë në disa bashki, si Elbasan, Shkodër, Belsh, Kukës, Kolonjë, Poliçan dhe Libohovë ka vetëm një kandidat në garë. Bëhet me dije se në këto bashki anëtarët në fletë do të kenë opsionin PO ose JO.
Kujtojmë se për Tiranën janë 7 kandidatë në garë, ndërkohë që procesi i votimit vijon në të gjithë vendin./Opinion.al