Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zgjedhur kandidatin për Vorën në zgjedhjet lokale të 6 marsit.
Në Vorë kandidat i Komisionit të Rithemelimit do të jetë Lulzim Vrana, i cili është shpallur fitues nga primaret me 277 vota.
“Luan Gani 55 vota. Lulzim Vrana 277 vota. 332 fletë votimi në fletën e votimit. 332 të vlefshme, nga këto 55 Luan Gani dhe Lulzim Vrana 277”,-tha Agron Marku, Kryetari i Komisionit Vendor të Votimit dhe Numërimit./Opinion.al