Teksa po vijon procesi i votimit për primaret e organizuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nga ku do të dalin kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 6 Marsit në 6 bashkitë e vendit, në një njoftim për mediat Komisioni i Rithemelimit bën me dije se procesi në të 6 degët po ecën normalisht.
Sipas komisionit, ka një interesim të madh të demokratëve për të zgjedhur kandidaturën që do t’i përfaqësojë ata në zgjedhjet vendore të datës 6 mars 2022.
Ndërkaq, Komisioni njofton se për shkak të fluksit shumë të madh të votuesve në Qendrën e Votimit në Qytet Shkodër, pjesëmarrjen e kësaj dege do ta njoftojmë në një kohë më të vonë.
Pjesëmarrja deri në orën 10:30:
Dega Dibër: 220
Dega Durrës: 340
Dega Vorë: 120
Dega Rrogozhinë: 110
Dega Lushnjë: 160
Anëtarët demokratë po votojnë me votim të fshehtë në Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër./Opinion.al