Kryesore

Primaret/Komisioni i Rithemelimit: 6 kandidatët do përfaqësojnë PD më 6 mars



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:15 - 30/01/22 |
Opi Nion

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale ka njoftuar se është mbyllur procesi i votimit për “Primaret”.

Në Shkodër ky proces u mbyll në fund, kjo, sipas Komisionit të Rithemelimit, për shkak të interesit të lartë të demokratëve, procesi u zgjat përtej afatit të vendosur zyrtar.

Pas numërimit, nga ana e Komisioneve Vendore të Votimit e Numërimit, kandidatët fitues që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 6 mars 2022 janë:

  • Bashkia Dibër: fitues z. Premtim Riza Kryemadhi me 424 vota
  • Bashkia Durrës: fitues z. Ardian Mihal Muka, me 1162 vota
  • Bashkia Lushnjë: fitues z. Elton Ilir Bano me 671 vota
  • Bashkia Rrogozhinë: fitues z. Hekuran Selman Xhani me 221 vota
  • Bashkia Vorë: fitues z. Lulzim Sefer Vrana me 277vota
  • Bashkia Shkodër: fitues z. Bardh Ali Spahia me 1011 vota

Komisioni falenderon çdo anëtar të PD, në 6 degët ku u zhvillua procesi i votimit për “Primare”, që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm që i kalon vendimmarrjen anëtarësisë.

Ndërsa në fund thuhet se kjo ishte një tjetër ditë historike për Partinë Demokratike!/Opinion.al

Pas