Një prift 72-vjeçar nga Casnigo, Bergamo, Don Giuseppe Berardelli ndërroi jetë sepse zgjodhi të vetësakrifikohej për një person tjetër.
Don Giuseppe Berardelli rezultoi pozitiv me koronavirus, por humbi jetën pasi hoqi respiratorin, të cilin ia kishte blerë bashkësia e tij famullitare, duke ia dhënë atë një personi më të ri që ishte në gjendje të rëndë, të cilin as nuk e njihte.
“Tgcom24” shkruan se Don Giuseppe Berardelli ndërroi jetë në spitalin Lovere.
Deri tani, të paktën 30 priftërinj kanë ndërruar jetë në Itali, nga të cilët të paktën 16 janë nga dioqeza e Bergamos./Opinion.al