Prezantuesja spanjolle, Adriana Abenia, është tmerruar kur ka mësuar se i ishte ekspozuar gjoksi gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të GQ, në Madrid.
Ndërsa pozonte para fotoreporterëve, asaj i ka dalë jashtë njëri gji, ndërkohë që prezantuesja nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur.
Pasi e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ajo mbeti gojëhapur, ndërsa ka nisur të qeshë.
Më vonë ajo publikoi fotografinë e saj në Tëitter, duke i ndarë kështu momentet e turpit që përjetoi
“Kisha përgatitur një fotografi tjetër, por meqenëse kjo do të më shoqërojë gjatë gjithë jetës… Ja ku e keni”, ka shkruar bukuroshja në postim.