Aktualitet

Prezanton kandidatët, Berisha: PD u shkëput nga praktikat e errëta të Bashës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 31/01/22 |
Opi Nion

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike po prezanton këtë të hënë kandidatët që do garojnë në 6 bashkitë e vendit në zgjedhjet e 6 Marsit. Kandidatët dolën nga primaret, një proces i ngjashëm me primaret në Amerikë.

Në fjalën e mbajtur në konferencën për shtyp ish-kryeministri, Berisha u shpreh se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Sipas tij, PD shënoi shkëputjen nga praktika jo transparente të dyshimta, të errëta të përdorura nga Lulzim Basha.

“Dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Shënoi shkëputjen e PD nga praktika jo transparente të dyshimta, të errëta të përdorura nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë 4 muaj më parë. Të drejtën e anëtarëve për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre”, tha Berisha.

6 emrat e zgjedhur për të garuar për 6 bashkitë e vendit më 6 mars kanë bërë një prezantim të shkurtër ku kanë premtuar se do i rikthejnë vlerat qytetit dhe do punojnë për qytetarët.

Emrat që do të kandidojnë në zgjedhje që u zgjodhën në primaret e djeshme janë: Bardh Spahia, Shkodër, Ardian Muka, Durrës, Elton Bano, Lushnjë, Premtim Kryemadhi, Dibër, Lulzim Vrana, Vorë, Hekuran Xhani, Rrogozhinë./Opinion.al

Pas