Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prezantohet projekti për rijetësimin e Sarajeve,Veliaj:Përfaqësojnë identitetin e Tiranës

2023/05/05 at 2:46 PM
në -Kulturë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Prezantohet projekti për rijetësimin e Sarajeve,Veliaj:Përfaqësojnë identitetin e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar këtë të premte projekt-idenë për kthimin e godinës së Sarajeve të Toptanëve në Muzeun Etnografik të Tiranës.


Projekti, i cili ka për qëllim rijetësimin e godinës në një vlerë të shtuar të Tiranës, do të ruajë vlerat kulturore e tradicionale të qytetit.

Në ceremoninë e prezantimit të projektit Veliaj ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Gjatë fjalës së tij Kryebashkiaku risolli në vëmendje edhe ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2021 ku u tentua t’i vihej zjarri Sarajeve të Toptanëve.

“Në 17 gusht 2021, një nga punonjësit e Policisë Bashkiake raportoi se kishte parë një person, i cili ishte futur nga dera e pasme dhe kishte hedhur një shishe me benzinë, duke thyer xhamin e godinës. Dy minuta nga raportimi, zjarrfikësja e Tiranës shuajti zjarrin e asaj që mund të kishte patur fatin e shkollës ‘Kosova’. Më vjen mirë që nga incidenti, që fatmirësisht u shua nga zjarrfikësit në dy minuta, qyteti përftoi një pronë publike, që sa të jetë jeta do të jetë pronë e bashkisë, e qytetit dhe e qytetarëve të Tiranës”, kujtoi Veliaj.

Më tej Veliaj tha se një ndërtesë e tillë që përfaqëson identitetin e Tiranës duhet të shpronësohen dhe të kthehej në muze.

 “Çfarë është identiteti? Se ka shumë njerëz që thonë duam identitetin e Tiranës. Përgjigja e saktë është: Varet kë pyet! Se për disa identiteti i Tiranës është shtëpia me puse e caracë dhe më vjen mirë që këtu do të riaktivizohet edhe pusi, edhe caraci. Por, prapë varet kë pyet, se disa të tjerë nuk e lidhin identitetin e Tiranës me pusin, caracin, por e lidhin si ‘Ali Demsa’, ‘Xhamlliksa’, ‘Lapraksa’. Për disa gjëra ne kemi opinione të ndryshme, por nuk mund të kemi fakte të ndryshme. Kur vjen puna për faktet janë të gjitha kokëfortë: Një ndërtesë e tillë përfaqëson identitetin e Tiranës, meritonte të shpronësohej dhe të kalonte në pronësi të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Ai zbuloi se projekti MET (Muzeu Etnografik i Tiranës) do të zhvillohet nga e njëjta studio që realizoi Muzeun Marubi dhe Muzeun e Gjirokastrës.

“MET mund të jetë një emër shumë urban, por MET-i është një shqiptim me ‘slang’ tirons i asaj që mund të jetë kjo ndërtesë në përditshmëri. Unë jam i sigurt se qyteti, ashtu siç i jep një nofkë dikujt – dikë e quan Lali, dikë ndryshe, por i jep një nofkë edhe ndërtesave dhe jam i sigurt se ndërtesa do të njihet me një emër. Sot jam i lumtur që merr udhë më në fund ky projekt, pas një studimi shumë të detajuar dhe një debati shumë të madh për ruajtjen e Tiranës së vjetër,” deklaroi më tej ai.

Gjatë fjalës së saj ministrja Margariti u shpreh: “Të mos harrojmë se ka vlera të shtuara që lidhen edhe me diplomacinë. Këtu kemi pasur Legatën Amerikane. Ashtu siç ka lidhje me librin, këtu kemi pasur Bibliotekën Kombëtare, Institutin e Monumenteve; pra është një godinë e cila gjallon histori ndër shekuj dhe sot, patjetër duhet të flasë edhe me gjuhën e vitit 2023. Pra, hapësira të reja, moderne, intereaktive për fëmijët, hapësira ku edhe artizanët të gjejnë mundësinë për të sjellë produktet e tyre. Nuk është një formulë e re. Pazari i Tiranës është një nga projektet më të suksesshme të rikualifikimit të gërmadhave, të vendeve të cilat kishin një histori, një potencial, por që komuniteti nuk ishte lidhur me to, duke i shfrytëzuar vërtet për zhvillimin ekonomik të përditshëm të familjeve të tyre. Kjo është edhe ajo që duam të bëjmë edhe këtu, në Muzeun Etnografik. Kjo nuk është thjesht një glorifikim i veprave të bukura që bën Ministria e Kulturës, bashkë me Bashkinë e Tiranës, por është glorifikimi i të gjitha vlerave të identitetit tonë kombëtar”.

Arkitekti Jesus Hernandez zbuloi disa nga detajet e projektit.

“Koncepti është frymëzuar nga tradita e Tiranës. Kjo është shumë frymëzuese për ne, prandaj e kemi ndarë në tre pjesë. E para është ndërtesa, e cila sot është bosh, por ka rëndësi për trashëgiminë kulturore. Pjesa e koleksioneve sepse ka shumë elementë në këtë qytet që janë shumë të rëndësishëm të tregohen para njerëzve. Po ashtu, është shumë e rëndësishme të përfshijmë njerëzit, audiencën, publikun. Koncepti tjetër që kemi menduar është ai i kulturës dhe me kulturën, e kulturës së veshjes, por edhe muzika, kuzhina. Këto janë aspekte të lidhura me kulturën e Tiranës. Elementi i fundit është pjesa e thurjes e së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes. Zakonisht muzetë punojnë me të kaluarën dhe të tashmen, por ne mendojmë se muzeu duhet të shohë edhe të ardhmen,” shpjegoi Hernandez.

Sarajet është një nga objektet më të rëndësishme dhe të veçanta në Tiranë./Opinion.al

Etiketa: projektiSarajet e ToptanëveVeliaj


Ju sugjerojmë

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
Kryesore

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

28 Dhjetor, 2025 10:14 am
Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
Kryesore

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

28 Dhjetor, 2025 9:24 am
Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
Aktualitet

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

28 Dhjetor, 2025 9:17 am
Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Kryesore

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

28 Dhjetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:53 am
Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Para
Anulluan festivalin e LGBTQ për koncertin e të krishterëve, aktivistët ngrejnë padi

Anulluan festivalin e LGBTQ për koncertin e të krishterëve, aktivistët ngrejnë padi

La fëmijën në makinë për të bërë pazar/ Flet e reja shqiptare: Kishte radhë te kasa

La fëmijën në makinë për të bërë pazar/ Flet e reja shqiptare: Kishte radhë te kasa

Dibër/ Policia i gjen 15-vjeçarit kallashnikov në banesë

Dibër/ Policia i gjen 15-vjeçarit kallashnikov në banesë
















TE FUNDIT

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
28 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë hetimin e SPAK ndaj AKSHI-t që ka përfshirë dhe drejtuesen Mirlinda Karçanaj teksa foli për raportin e Bankës Botërore...

Lexo më shumë

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet u...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
28 Dhjetor, 2025

Numri i emigrantëve të rikthyer pas pandemisë është rritur, por gjithashtu edhe kushtet për riintegrimin janë përkeqësuar. Anketa e Emigracionit...

Lexo më shumë

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
28 Dhjetor, 2025

Nga ora 7:00 deri në ora 19:00 rreth 2 milionë shtetas kosovarë me të drejtë vote do të kenë mundësi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com