Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prezantimi i Abetares së përbashkët /Rama: Është momenti që ta mbrojmë gjuhën nga…

2022/09/11 at 7:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prezantimi i Abetares së përbashkët /Rama: Është momenti që ta mbrojmë gjuhën nga…

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një moment të veçantë ktë të prezantimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, i cili sipas tij vjen pas një pune intensive dhe të shkëlqyer.

Gjatë fjalës së tij pasditen e sotme, Rama tha se është koha që gjuha shqipe të mbrohet nga kërcënimet siç janë globalizimi, rrjetet sociale dhe lënia pas dore e librit.

“Dua ta them që në fillim që është moment shumë i veçantë. Kjo Abetare e unifikuar një punë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ishte një sfidë me kohën, pasi hapi vendimtar për tu nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë. Puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura enkas nga autorët që konkurruan në një proces krejt gjithëpërfshirës nga komisioni përzgjedhjes, shtëpitë botuese, ishte tejet voluminoze. Por ja ku jemi sot pikërisht në vigjilje të vitit të ri shkollor me një Abetare të Unifikuar, e cila është libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në dyert e shkollës për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë, një lajm shumë mi mirë është se edhe miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë, sepse ideja fillimisht ishte produkt i mbledhjes së dy qeverive, dhe sot e kanë marrë vendimin për ta futur Abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sot përveçse në Shqipëri gjuha shqipe flitet në Kosovë, Maqedoninë  e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe përtej këtij perimetri ku jetojnë shqiptarët, jo vetëm në Europë por deri në Australi. Për ne është një barrë e posaçme që këtë gjuhë ta mbrojmë nga kërcënimet e mëdha që sot janë përherë e më të pranishme si rezultat i globalizimit, i rrjeteve sociale, i komunikimeve elektronike, si rezultat i një përhumbjeje të përgjithshëm të interesit ndaj librit, dhe si rezultat i goditjeve të njëpasnjëshme që gjuha i merr në një botë konsumi, ku pak i kushtohet vëmendje korrektimit, apo botimit të fjalëve dhe fjalive në gjuhën tonë, të cilat i jepen në konsum të përditshëm publikut. Sigurisht që kjo është një barrë e rëndë, por është një barrë e detyruar për tu mbajtur, në radhë të parë qeveritë, ku barrën kryesore e ka qeveria e Shqipërisë. Pavarësisht përpjekjeve të bëra ka ende shumë vështirësi për të ballafaquar, ka dhe shumë punë dhe nevojë për të pasur idetë e duhura se si mund të përballet gjithë kjo furi injorance dhe shpërdorimi ekstrem i gjuhës si rezultat i konsumit të saj si kurrë më parë”, tha Rama.

Në organizimin e mbajtur këtë të diel në Tiranë për prezantimin e Abetares së unifikuar, ishin të pranishëm dhe ministrat e Arsimit të Kosovës e Maqedonisë së Veriut./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Çfarë paralajmëron Rama për fëmijët që dëmtojnë librat e dhënë falas

Çfarë paralajmëron Rama për fëmijët që dëmtojnë librat e dhënë falas

Britania hedh poshtë deklaratat e Putinit për eksportet e grurit ukrainas

Britania hedh poshtë deklaratat e Putinit për eksportet e grurit ukrainas

Letra sekrete e Mbretëreshës Elizabeth II që mund të hapet pas 36 vitesh

Letra sekrete e Mbretëreshës Elizabeth II që mund të hapet pas 36 vitesh

TE FUNDIT

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com