Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pretendete për kupën, Argjentina dhe Franca luajnë sot ndeshjet e tyre të para

2018/06/16 at 9:32 AM
në Kryesore, Rusi 2018
Kohë leximi: 4 min
A A
Pretendete për kupën, Argjentina dhe Franca luajnë sot ndeshjet e tyre të para

Dita e tretë e Kupës së Botës është paksa e veçanta pasi në të janë programuar për t’u luajtur 4 ndeshje. Sot do të luajnë ndeshjet e tyre të para Grupet C dhe D. Dy nga ekipet pretendente për të fituar këtë Kampionat Botëror, Franca e Argjentina luajnë sot ndeshjet e tyre të para në këtë kompeticion.


Në letër të dyja duket sikur kanë sfida të lehta, pasi francezët përballen me Australinë, ndërsa argjeninasit me Islandën, por historiku i Botërorëve është i mbushur plot supriza të hidhura të favoritëve në ndeshejt e tyre të para. Dy ndeshjet e tjera të ditës Peru-Danimarkë dhe Kroaci-Nigeri janë më të balancuara ndaj në to nuk mund të flitet për favoritë.

Argjentina e Messi-t përballë Islandës entuziaste
Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Argjentinës dhe Islandës që do të luajnë kundër njëra-tjetrës. Argjentina e 44 milionë banorëve do përballet me Islandën me 350 mijë banorë. Argjentina i mbylli në vendin e tretë eliminatoret e zonës së Amerikës Latine, por iu desh të priste deri në raundin e fundit të ndeshjeve për të siguruar një vend në Botërorin e Rusisë falë të tre golave të shënuar nga Lionel Messi ndaj Ekuadordit.

Ndeshjet miqësore nuk shkuan edhe aq mirë për Argjentinën, që u turpërua 4-2 nga Nigeria dhe 6-1 nga Spanja, e mori pak ngushëllim me fitoren 2-0 ndaj Italisë. Argjentina është dy herë fituese e Kupës së Botës, pesë herë finaliste e Botëtorit. Me një superyll si Lionel Messi në përbërje dhe një mori yjesh të tjerë si Aguero, Higuain, Dybala, Di Maria etj padyshim që argjentinasit mbeten ndër favoritët për të fituar këtë Botëror edhe pse problemet e ditëve të fundit kanë ngritur disa pikëpyetje. Disa dëmtime titullarësh si dhe akuzat për nagcmim seksual ndaj trajnerit Jorge Sampaoli kanë trazuar klimën në ambientin e argjeninasve.

Gjithsesi ky Botëror është mundësia e fundit e Messit që të fitojë këtë trofe aq të dëshiruar që do ta barazonte atë me Maradonën mitik, ndaj edhe ky fiksim i “Pleshtit” do të jetë motori i Argjentinës. Islanda ka lënë një përshtypje shumë të mirë në eliminatoret, ku e doli e para në grup duke lënë pas Kroacinë. Ata bazohen te një mbrojtje e fortë, vetëm 7 gola të pësuar në 10 ndeshje eliminatore. Gjithsesi në miqësore nuk kanë lënë një përshtypje të mirë duke pësuar 11 gola në 4 ndeshjet e fundit. Islanda ka pësuar 2+ gola në katër ndeshjet e fundit dhe pëson të paktën një gol në tetë ndeshjet e fundit. Në Kupën e Botës 2014, 5 nga 7 ndeshjet e fundit të Argjentinës, që u mposht në finale, kanë qenë poshtë 1.5 golave.

Kroacia-Nigeri, fitorja objektivi kryesor
Kur ke në grup Argjentinën e yjeve dhe Islandën e hekurt atëherë një ndeshje e tillë duhet fituar medoemos për të pasur shanse për kualifikim. Në stadiumin e Kalingradit, Kroacia ndeshet me Nogerinë në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të Rusi 2018, e para mes këtyre dy vendeve në histori. Kroacia e nisi këtë sfidë si favorite, por gjithashtu ka humbur në miqësoret ndaj Perusë dhe Brazilit, të dyja 0-2 dhe ka fituar 1-0 ndaj Meksikës dhe 2-1 ndaj Senegalit.

Nigeria i ka humbur të gjitha ndeshjet e para që nga Botërori 2002. Afrikanët nuk kanë fituar në asnjë nga katër ndeshjet e fundit duke pësuar disfata edhe ndaj ekipeve europiane si Anglia, Serbia dhe Republika Çeke. 9 nga 10 ndeshjet e fundit të Kroacisë kanë prodhuar më pak se 10 gola. Kroatët nuk kanë humbur kurrë ndaj një ekipi nga Afrika. Në pesë ndeshje kanë fituar tre dhe barazuar dy, ndërsa Nigeria ka humbur në tre nga katër ndeshjet e fundit me kundërshtarë europianë.

Franca e yjeve sfidohet nga Australia
Franca e Deschamps është padyshim një nga favoritet për të trumfuar në këtë kompeticion. Me yje si Pogba, Griezmann, Mbappe e shumë të tjerë duket sikur ndeshja e sotme ndaj Australisë do të jetë thjeshtë një stërvitje. Në Kazan Arena luhet që në orën 12.00 midis Francës e Australisë. Dy ekipet janë ndeshur 5 herë gjithsej me ndeshjen e fundit në 11 tetor 2013, një miqësore të fituar 6-0 nga francezët. Didier Deschamps ka deklaruar para ndeshjes se është paksa skeptik për Australinë, pasi trajneri i ri i “kangurëve” Bert van Marwijk e ka ndryshuar mënyrën e tyre të lojës ndaj i ka kërkuar kujdes skuadrës.

Peru-Danimarkë, sfida për kualifikim
Peru do të rikthehet në Kupën e Botës për herë të parë pas 36 vitesh dhe ndeshjen e parë do ta luajë përballë Danimarkës. Në momentin që Franca konsiderohet si favorite për ta mbyllur grupin në vendin e parë, kjo përballje do të jetë vendimtare për kualifikimin, në Grupin C. Të besuarit e Ricardo Gareca nuk mund të vijnë në formë më të mirë me 15 ndeshje pa humbje në të gjitha veprimtaritë, 10 fitore dhe 5 barazime.

Ata e mbyllën në vendin e pesë grupin eliminator dhe u ndeshën në “play off” me Zelandën e Re, ku siguruan kualifikimin për në Rusi. Ndërkohë, Danimarka i mbylli përgatitjet për Kupën e Botës me katër ndeshje pa humbje, në total ka humbur vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e fundit. Gjithsesi, danezët nuk kanë luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit jashtë fushe ku kanë humbur dy nga tre të fundit, pa fituar asnjë.

Kjo do të jetë sfida e parë në histori mes këtyre dy ekipeve. Pjesa më e madhe e shpresave të Danimarkës do të jetë bazuar te Christian Eriksen. “Fantazisti” i Tottenham ka shënuar dhjetë gola në fushatën eliminatore, 22 gola gjithsej në 78 ndeshje me kombëtaren nordike.

 

Shqiptarja.com

Etiketa: argjentinafrancaKupa e BotesRusi 2018


Ju sugjerojmë

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Para
Brazil-Argjentinë/ Ja kur do të luhet miqësorja e luksit

Trajneri i Islandës del hapur: “Nuk kam asnjë formulë për të ndalur Mesin, është nga lojëtarët më të fortë në planet”

Riparime e vijëzime në rrugën Tiranë- Durrës, por Rama i quan standarde europiane

Riparime e vijëzime në rrugën Tiranë- Durrës, por Rama i quan standarde europiane

Jo seksit me tifozët e huaj? Reagon zëdhënsi i Putin: Gratë ruse janë më të mirat në botë

Jo seksit me tifozët e huaj? Reagon zëdhënsi i Putin: Gratë ruse janë më të mirat në botë
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com