Kryesore

Presioni ndërkombëtar e uli PD me mazhorancën? Përgjigjet Basha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 16/01/20 |
Al Do

Opozita dhe mazhoranca u ulën për herë të parë pas shumë muajsh në një tryezë të përbashkët dhe ranë dakord mbi hapat që duhen ndjekur lidhur me hartimin dhe miratimin e Reformës Zgjedhore. Të dyja palët pranuan se kjo marrëveshje ishte bërë e mundur përmes një ndërmjetësimi të fortë të aktorëve ndërkombëtarë. Megjithatë ajo ishte e papritur për publikun pasi erdhi në një kohë kur opozita dhe mazhoranca kishin ende marrëdhënie të tensionuara mes tyre.

Lexo edhe: Kriza politike/ Pas takimit me komisionerin, Basha flet për dy objektiva

I pyetur nëse opozita ishte detyruar nga ndërkombëtarët për tu ulur në tryezë me mazhorancën, kreu i PD, Lulzim Basha, tha për gazetarët se është krejt e kundërta. Në përfundim të takimit me komisionarin e BE-së për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, kreu demokrat tha se ishte mazhoranca ajo që ishte detyruar të dilte jashtë parlamentit dhe të pranonte të ulej jashtë tij me opozitën.

E keni keqkuptuar. Detyroi mazhorancën ta pranojë dhe ta nxjerrë nga Parlamenti ilegjitim, nga pseudo- parlamenti me Damian Gjiknurët, Imerët dhe ta ulë në tryezë jashtë parlamentit me opozitën dhe që Reforma Zgjedhore të hartohet dhe miratohet me konsensus të plotë me opozitën”, tha Basha.

Pyetjes se përse opozita ishte ulur në një tryezë ku përfaqësues i mazhorancës ishte Damian Gjiknuri, të cilin e kanë akuzuar si të përfshirë në krimet zgjedhore, Basha iu përgjigj se kjo pyetje është për kryeministrin Rama dhe nënvizoi me tone të ashpra se Gjiknuri duhet të ishte në burg.

“Se përse Rama vendos ta ndjekë këtë proces me dikë që duhet të ishte në burg, është pyetje për Edi Ramën dhe jo për mua” përfundoi ai. /Opinion.al

Pas