TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat nëse ndihet nën presion për ndryshime në Qeveri pas ndryshime që bëri Meta me ministrat e tij të Drejtësisë. “Këto janë lajme nga këneta s’kam ça komentoj. Kur unë flas për këneta mediatike s’flas për mediat në tërësi por kënetat mediat në hapësirën ku operon media shqiptare”, u shpreh Kryeministri.
Sakaq Rama tha se media që abuzon smund të sillet si lulja mos më prek në kuptimin e fjalëve se në kuptimin e veprave, tha ai nuk ka asnjë rast kërcënimi, presioni apo sulmi nga Qeveria ndaj mediave.