Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Mësohet se gjatë vizitës ajo do të takohet me krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi. Ndërsa këtë të enjte pritet të mbajë edhe një fjalim në parlamentin shqiptar.
Presidentja kroate u mediatizua gjatë kampionatit botëror të futbollit Rusi 2018. Kitaroviç u konsiderua si një nga politikanet më mbështetëse ndaj ekipit të vendit të saj.