Presidentja e PE Roberta Metsola e ka vlerësuar fitoren e Kryeministrit Rama në zgjedhjet e së dielës si mbështetje të shqiptarëve për integrimin evropian.
Për Metsola zgjerimi është një proces ‘win-win’ me përfitime të njejta si për shtetet e Ballkanit ashtu edhe për shtetet anëtare të BE-së.
“Jam shumë e kënaqur që jam këtu në Tiranë, edhe pse në një ditë me shi. Dua ta uroj Edi Ramën për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare. Mesazhi i qytetarëve shqiptarë ishte i qartë në mbështetje të integrimit të shpejtë europian. Tani na takon ne që të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë. Është e një rëndësie të veçantë që ne e zhvillojmë për herë të parë këtë samit të Komunitetit Politik Evropian këtu në Tiranë për të demonstruar se zgjerimi është një proçes win-win me përfitime të njëjta si për shtetet e Ballkanit ashtu edhe për shtetet anëtare të BE-së”, është shprehur Presidentja e PE, Roberta Metsola.