Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të enjten se Brukseli nuk do të “pranojë kurrë” zgjidhjen me dy shtete për Qipron.
“E përsëris se kurrë nuk do të pranojmë një zgjidhje me dy shtete. Për këtë ne kemi vendosmëri dhe jemi të bashkuar”, u tha von der Leyen gazetarëve pas takimit në Qipro me presidentin, Nicos Anastasiades.
Qiproja është ndarë që nga viti 1974, kur Turqia pushtoi një pjesë të vendit.
Veriu i kontrolluar nga Turqia shpalli pavarësinë më 1983, por njihet vetëm nga Ankaraja.
Kombet e Bashkuara që gati gjashtë dekada kanë vendosur paqëruajtës atje dhe që nga ajo kohë po përpiqen të ndërmjetësojë një marrëveshje për ishullin.
Qipriotët grekë thonë se pengesë për mosarritjen e marrëveshjes është këmbëngulja nga pala turke që Qipro të ndahet në dy shtete, ndërsa Nikozia mbështet ribashkimin bazuar në një model federal.
Von der Leyen tha të enjten tha se BE-ja i ka dërguar mesazh të qartë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Unë dua që fqinjët tanë (Turqia) të dinë se nëse flasin me çfarëdo toni me një nga vendet tona anëtare, si për shembull Qipron, ata flasin me BE-në”, tha ajo.
Prej vitit 2004 Qipro është anëtare me të drejta të plota në BE-së.