Pas lajmeve se ishte larguar nga Ukraina, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka postuar një video të tij jashtë administratës presidenciale në Kiev.
“Ne jemi këtu. Jemi në Kiev. Ne po mbrojmë Ukrainën. Lavdi mbrojtësve tanë. Lavdi mbrojtësve tanë.”- shprehet Zelensky.
Në video shfaqen edhe Avokati i Popullit David Arahamiya, kreu i Zyrës së Presidentit Andriy Yermak, Kryeministri Denis Shmygal dhe këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit Mykhailo Podoliak. Ai siguroi se ushtria dhe qytetarët mbeten në Kiev.