Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Trump testohet sërish për COVID-19

2020/04/03 at 10:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Trump testohet sërish për COVID-19

Gjatë seancës së sotme informuese të task forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Presidenti Donald Trump njoftoi se sapo kishte bërë një nga testet që nxjerrin rezultatin për koronavirusin brenda pak minutash dhe se rezultati ishte negativ.


Ndërsa ekonomia amerikane po vazhdon të ndjejë pasojat e krizës së koronavirusit, seanca e sotme informuese në Shtëpinë e Bardhë u përqëndrua fillimisht tek masat për të mbështetur financiarisht amerikanët dhe ekonominë e vendit.

Sekretari i Thesarit Mnuchin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vonesat në disbursimin e fondeve të asistencës për çdo amerikan, apo për sistemin bankar që do të mundësojë transferimin e fondeve tek kompanitë private. Sipas Sekretarit Mnuchin, pikësynimi është që fondet të mbërrijnë në destinacion gjatë javëve në vazhdim.

“Gati 350 miliardë dollarë në kredi do të jenë të disponueshme për bizneset e vogla… Njëqind përqind e këtyre kredive nuk do të shoqërohen me asnjë masë shtrënguese, për sa kohë që punëdhënësit kujdesen për punonjësit e tyre…” , informoi Sekretari Mnuchin. “Qytetarëve amerikanë, Thesari do t’u depozitojë një çek drejtpërdrejt në llogarinë e tyre bankare“.

Presidenti Donald Trump informoi se qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore, ndërsa është rritur shumë niveli i testimit.

“Po zhvillojmë tashmë mbi 100 mijë teste për koronavirusin në ditë. Pra, janë njëqind mijë çdo ditë, janë shumë të sakta dhe po kryhen më shpejt se në çdo vend tjetër të botës“, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë, Agjensia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) po vazhdon të ofrojë shtretër spitalorë dhe staf mjekësor për shtetet e prekura rëndë nga koronavirusi, si shteti i Nju Jorkut, Luiziana, Miçigani dhe Teksasi.

Krahas pikave të tjera të nxehta, Presidenti Trump tha se vëmendje të veçantë po merr qyteti i Nju Jorkut, me të cilin qëndrojnë tashmë të gjithë amerikanët.

“E gjithë Amerika qëndron përkrah popullit të Nju Jorkut në këtë kohë nevoje. Është absolutisht një pikë e nxehtë, por kemi edhe pika të tjera të nxehta për të cilat po kujdesemi“, tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump dënoi sulmet politike, të cilat i quajti “gjueti shtrigash” që vazhdojnë edhe në kulmin e kësaj krize të paprecedentë.

“…Kryerja e këtyre investigimeve partiake, në mesin e një pandemie, është vërtet një shpërdorim burimesh, kohe dhe vëmendjeje. Ne duam të luftojmë për jetët e amerikanëve dhe jo të humbasim kohë…“, tha Presidenti Trump.

Ndërkohë që pritej të ndryshonte udhëzimi për përdorimin e maskave për publikun, task forca informoi se u janë dërguar tashmë shteteve amerikane 27.1 milionë maska kirurgjie, 19.5 milionë maska të tipit N95, 22.4 milionë palë dorezash mbrojtëse, 5.2 milionë mburoja mbrojtëse të fytyrës, si dhe mbi 7600 respiratorë.

Nënpresidenti Mike Pence njoftoi se udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për mbulimin e fytyrës dhe përdorimin e maskave do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.

“Nuk mendoj se do të jenë të detyrueshme“, tha Presidenti Trump për udhëzimet e CDC-së.

Presidenti Trump sugjeroi se njerëzit ndoshta do të duan të mbajnë shall për mbrojtjen e fytyrës, në vend të maskave N95, për të cilat ka nevojë kritike në vijën e parë të luftës në mbarë vendin ndaj pandemisë.

“Nëse njerëzit duan t’i veshin, le t’i mbajnë“, tha Presidenti Trump për maskat, të cilat mund të parandalojnë një përhapje të mëtejshme të koronavirusit.

Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për task forcën ndaj koronavirusit, Dr. Deborah Birx, paralajmëroi megjithatë se njerëzit nuk duhet “të fitojnë një sens të gabuar sigurie” se janë të mbrojtur nga virusi duke veshur një maskë. Ajo theksoi se është më e rëndësishme që njerëzit të ruajnë distancën nga njëri-tjetri në publik dhe të lajnë shpesh duart. /VOA



Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
Para
Pandemia godet krenarinë ushatarake amerikane

Pandemia godet krenarinë ushatarake amerikane

Conte i përgjigjet Presidentes së KE: Dëgjoj ide jo të denja për Europën

Conte i përgjigjet Presidentes së KE: Dëgjoj ide jo të denja për Europën

Shqiptarët jashtë kufijve, Rama: “Lasgushi” do i kthejë në shtëpi

Rama: Fundjava, të gjithë në shtëpi
















TE FUNDIT

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
5 Dhjetor, 2025

DASHI Do të ketë shumë momente lidhjeje dhe pasioni gjatë gjithë ditës me Venusin në favorin tuaj. Lidhur me punën,...

Lexo më shumë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com